Skip to content Skip to main navigation Skip to footer

Njoftim për shtyp, datë 25 Maj 2023

Sot, në datë 25.05.2023, Këshilli i Lartë Gjyqësor zhvilloi Mbledhjen Plenare të radhës, në të cilën shqyrtoi çështjet si më poshtë:

Këshilli vendosi t’i propozojë Presidentit të Republikës emërimin në Gjykatën e Lartë, nga radhët e gjyqtarëve, të kandidates znj. Enkelejda Metaliaj, për pozicionin e lirë në fushën e së drejtës administrative, të shpallur me vendimin nr. 535, datë 17.11.2021 të Këshillit të Lartë Gjyqësor.

Në përmbushje të detyrimit ligjor për zbatimin e “Hartës së Re Gjyqësore”, Këshilli miratoi vendimet kuadër për fillimin e funksionimit të Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Tiranë të riorganizuar, si dhe fillimin e funksionimit të Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Lushnjë.

Në vijim, Këshilli miratoi vendimet për kualifikimin e kandidatëve dhe vijimin e procedurave të ngritjes në detyrë në Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm për:

• Znj. Esmeralda Xhili për pozicionin e lirë në fushën e të drejtës penale, të shpallur me vendimin nr. 504 datë 21.11.2022, të Këshillit të Lartë Gjyqësor;

• Znj. Olkeda Lice për pozicionet e lira në fushën e të drejtës penale, të shpallura me vendimin nr. 503 dhe 504 datë 21.11.2022, të Këshillit të Lartë Gjyqësor;

• Z. Ardit Mustafaj për pozicionet e lira në fushën e të drejtës penale të shpallura me vendimet nr. 502, nr. 503 dhe nr. 504, datë 21.11.2022, të Këshillit të Lartë Gjyqësor;

• Z. Artan Jahollari për pozicionin e lirë në fushën e të drejtës penale të shpallur me vendimin nr. 502 datë 21.11.2022, të Këshillit të Lartë Gjyqësor;

• Znj. Adelajda Gjuzi për pozicionet e lira në fushën e të drejtës penale të shpallura me vendimet nr. 502 dhe nr. 504 datë 21.11.2022, të Këshillit të Lartë Gjyqësor.

Gjithashtu, Këshilli vendosi kualifikimin e kandidatit z. Artan Jahollari dhe vijimin e procedurës së lëvizjes paralele në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Durrës, për pozicionet e lira në fushën e të drejtës civile, të shpallur me vendimin nr.17 dhe nr. 21, datë 18.01.2023 të Këshillit të Lartë Gjyqësor.

Këshilli vendosi verifikimin e plotësimit nga kandidatja znj. Elvana Çiçolli të tre kritereve të kandidimit për ngritjen në detyrë në Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, për pozicionet e lira në fushën e të drejtës penale, të shpallura me vendimet nr. 502, nr. 503 dhe nr. 504, të datës 21.11.2022 të Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe vijimin e procedurës së verifikimit për kriteret e tjera ligjore të kandidimit.

Këshilli miratoi vendimin për kualifikimin e kandidates fituese në programin e formimit fillestar të Shkollës së Magjistraturës, viti akademik 2022 – 2023, profili ndihmës ligjor, për znj. Isabela Tafili.

Ndër të tjera, Këshilli miratoi vendimin për hapjen e procedurës së komandimit në Shkollën e Magjistraturës dhe shpalljen e kërkesës për kandidatura nga radhët e gjyqtarëve.

Në vijim të mbledhjes, Këshilli miratoi vendimin për deklarimin e përfunduar pa një vendim përfundimtar të procedurës së verifikimit të kritereve ligjore të kandidimit për lëvizjen paralele, të kandidates znj. Diamela Goxha për pozicionin e lirë e lirë në fushën e të drejtës civile, të shpallur me vendimin nr.19, datë 18.01.2023 të Këshillit të Lartë Gjyqësor.

Këshilli vendosi përfundimin pa vendim përfundimtar të procedurës së përshpejtuar të detyruar të vlerësimit etik dhe professional viti kalendarik 2022, për gjyqtarin z. {…}.

Në përfundim të mbledhjes Këshulli miratoi procesverbalet e mbledhjeve plenare të datave: 06.03.2023, 13.03.2023 (2 mbledhje), 15.03.2023, 16.03.2023, 28.03.2023, 29.03.2023, 04.04.2023, 05.04.2023 (2 mbledhje).

Back to top