Njoftim për shtyp, datë 13 Shkurt 2023
Sot në datën 13.02.2023, Këshilli i Lartë Gjyqësor zhvilloi mbledhjen plenare të radhës në të cilën shqyrtoi çështjet si vijon:
Këshilli vendosi shtyrjen e seancës dëgjimore për shqyrtimin e kërkesës së Inspektorit të Lartë të Drejtësisë për fillimin e procedimit disiplinor ndaj magjistratit z. {…}, me funksion gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor {…}.
Gjithashtu, Këshilli vendosi miratimin e raportit të vlerësimit etik dhe profesional të gjyqtares znj. {…}, për periudhën 2017-2019.
Pas shqyrtimit të projektakteve, Këshilli i Lartë Gjyqësor miratoi vendimet përkatëse për mosfillimin e procedurës së vlerësimit etik dhe profesional me qëllim përcaktimin e nivelit të vlerësimit (gradimin), për periudhën e vlerësimit 2013-2016, për tre gjyqtarët znj. {…}, znj. {…} dhe z. {…}.
Në vijim, Këshilli miratoi vendimin për përfundimin pa vendim përfundimtar të procedurës së vlerësimit etik dhe profesional me qëllim përcaktimin e nivelit të vlerësimit (gradimin), për periudhën e vlerësimit 2013-2016, për gjyqtarin z. {…}.
Ndër të tjera, Këshilli vendosi për miratimin e listës së gjyqtarëve që kanë ose mund të kenë dy vlerësime, për efekt të kandidimit në procedurat e lëvizjeve paralele në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë e Durrës, të shpallura me vendimet e Këshillit të Lartë Gjyqësor nr. 11; 12; 13; 14; 15; 16; 17; 18; 19; 20; 21; 22; 23 dhe 24, datë 18.01.2023.