Skip to content Skip to main navigation Skip to footer

Njoftim për shtyp, datë 09 Shkurt 2023

Sot në datën 09.02.2023, Këshilli i Lartë Gjyqësor zhvilloi mbledhjen plenare të radhës në të cilën shqyrtoi çështjet si vijon:

Pas përcaktimit me short të relatorëve, Këshilli vendosi fillimin e procedurës së verifikimit të kritereve ligjore të kandidimit për ngritjen në detyrë Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, për pozicionet e lira të shpallura me vendimet nr.499, nr.500, 501, datë 21.11.2022; si edhe në Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, për pozicionet e lira në fushën e të drejtës penale të shpallura me vendimet nr. 502, nr.503, 504 datë 21.11.2022 të Këshillit të Lartë Gjyqësor.

Më tej, pas kryerjes së procedurës së shortit, Këshilli vendosi ngritjen Komisionit të Përkohshëm, të përbërë nga anëtarët z. Dritan Hallunaj, z. Ridvan Hado dhe z. Ilir Rusi, për verifikimin e kandidatëve për në provimin e pranimit në programin e formimit fillestar në Shkollën e Magjistraturës, për kancelar dhe/ose për ndihmës ligjor, për vitin akademik 2023-2024.

Gjithashtu, Këshilli miratoi vendimin për renditjen e kandidatëve në procedurën e ngritjes në detyrën e gjyqtarit të Gjykatës Administrative të Apelit, për pozicionin e lirë, të shpallur me vendimin nr. 571, datë 07.12.2021, të Këshillit të Lartë Gjyqësor.

Ndër të tjera, Këshilli miratoi vendimin për mbarimin e statusit të magjistratit për z. {…}, gjyqtar i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor {…}”.

Këshilli i Lartë Gjyqësor shqyrtoi projektaktin dhe vendosi për kualifikimin e kandidates znj. {…} dhe vijimin e procedurave të emërimit në Gjykatën Administrative të Apelit, për pozicionin e lirë, të shpallur me vendimin nr. 290, datë 06.07.2021, të Këshillit të Lartë Gjyqësor.

Në përfundim të mbledhjes, Këshilli vendosi për caktimin e gjyqtarëve për gjykimin e çështjeve gjyqësore të veçanta në gjykata të tjera, të ndryshme nga ajo ku ushtrojnë funksionin në mënyrë të përhershme.

Back to top