Skip to content Skip to main navigation Skip to footer

Njoftim Për Shtyp Datë 14 Tetor 2022

Sot, më datë 14.10.2022, Këshilli i Lartë Gjyqësor zhvilloi mbledhjen plenare të radhës ku shqyrtoi çështjet si vijon:

Këshilli miratoi vendimin për caktimin në skemën e delegimit të gjyqtares znj. Rudina Palloj.

Gjithashtu, Këshilli miratoi vendimin për caktimin e gjyqtares së skemës së delegimit znj. Rudina Palloj, në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

Në vijim, Këshilli miratoi vendimin për përfundimin e kohëzgjatjes së komandimit të gjyqtares znj. Rudina Palloj në pozicionin e “Këshilltarit Ligjor” në Njësinë Mbështetëse të Komisioneve në Këshillin e Lartë Gjyqësor.

Këshilli i Lartë Gjyqësor, pasi shqyrtoi projektvendimin, vendosi për skualifikimin e kandidatit z. {…}, për në formimin fillestar në Shkollën e Magjistraturës, për magjistrat, profili gjyqtar, për vitin akademik 2021-2022.

Më tej, Këshilli shqyrtoi dhe miratoi vendimin për caktimin në skemën e delegimit të gjyqtares znj. Elsa Ulliri.

Ndërkohë, Këshilli miratoi vendimin për caktimin e gjyqtares së skemës së delegimit znj. Elsa Ulliri, në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

Ndër të tjera, Këshilli i Lartë Gjyqësor miratoi vendimin për përfundimin e procedurës së shpalljes së kërkesës për kandidatura nga radhët e gjyqtarëve për komandim në Ministrinë e Drejtësisë, për pozicionin “Drejtor i Drejtorisë së Monitorimit të Profesioneve të Lira”.

Gjithashtu, Këshilli miratoi vendimin për shpalljen e kërkesës për kandidatura nga radhët e gjyqtarëve për komandim në Ministrinë e Drejtësisë, kohëzgjatjen, kriteret dhe procedurën e komandimit.

Këshilli vendosi shtyrjen e shqyrtimit të projektvendimit “Për shpalljen e kërkesës për kandidatura nga radhët e gjyqtarëve për komandim në zyrën e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, kohëzgjatjen, kriteret dhe procedurën e komandimit”.

Ndërkohë, Këshilli vendosi për miratimin e listave tip me afatet e ruajtjes së dokumenteve gjyqësore që arkivohen në gjykata.

Në vijim të mbledhjes, Këshilli i Lartë Gjyqësor miratoi udhëzimin për përdorimin dhe hedhjen e të dhënave në Sistemin e Integruar të të Dhënave të Drejtësisë Penale për të Mitur, nga gjykatat e Republikës së Shqipërisë.

Këshilli shqyrtoi dhe miratoi vendimin për përfundimin pa vendim përfundimtar të procedurës së vlerësimit etik dhe profesional me qëllim përcaktimin e nivelit të vlerësimit (gradimin), për periudhën e vlerësimit 2013-2016, për gjyqtaren znj. {…}.

Po kështu, Këshilli miratoi vendimin për përfundimin pa vendim përfundimtar të procedurës së vlerësimit etik dhe profesional me qellim përcaktimin e nivelit të vlerësimit (gradimin), për periudhën e vlerësimit 2013-2016, për gjyqtarin z. {…}.

Në përfundim të mbledhjes, Këshilli miratoi vendimin për përjashtimin e gjyqtares znj. {…} nga lista e gjyqtarëve që caktohen për gjykimin e çështjeve gjyqësore të veçanta në gjykata të tjera, të ndryshme nga ajo ku ushtron funksionin në mënyrë të përhershme.

 

Back to top