Skip to content Skip to main navigation Skip to footer

Njoftim Për Shtyp Datë 18 Tetor 2022

Sot, më datë 18.10.2022, Këshilli i Lartë Gjyqësor zhvilloi mbledhjen plenare të radhës ku shqyrtoi çështjet si vijon:

Këshilli shqyrtoi dhe miratoi vendimin për renditjen e kandidatëve në procedurën e ngritjes në detyrë në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, për pozicionin e lirë të shpallur me Vendimin nr. 125, datë 01.04.2021, të Këshillit të Lartë Gjyqësor.

Më tej Këshilli i Lartë Gjyqësor miratoi vendimin për përfundimin e kohëzgjatjes së komandimit të gjyqtares znj. {…} në pozicionin e nëpunësit përgjegjës në Njësinë e Vlerësimit Etik dhe Profesional të gjyqtarëve të Këshillit të Lartë Gjyqësor.

Në përfundim të mbledhjes, Këshilli shqyrtoi dhe miratoi vendimin mbi rishpërndarjen e fondeve buxhetore në programin 03310 “Buxheti Gjyqësor”, në shpenzime korrente, për vitin buxhetor 2022.

Back to top