Skip to content Skip to main navigation Skip to footer

Anëtarja e Këshillit të Lartë Gjyqësor, e caktuar për Marrëdhëniet me Median dhe Publikun, znj. Marçela Shehu mori pjesë në konferencën me temë “Liria e shprehjes së gazetarëve nën këndvështrimin e çështjeve gjyqësore penale dhe civile me palë gazetarë për garantimin e një politike të tolerancës zero ndaj frikësimit dhe sulmeve kundër gazetarëve”

Ditën e sotme, anëtarja e Këshillit të Lartë Gjyqësor, e caktuar për Marrëdhëniet me Median dhe Publikun, znj. Marçela Shehu mori pjesë në konferencën me temë “Liria e shprehjes së gazetarëve nën këndvështrimin e çështjeve gjyqësore penale dhe civile me palë gazetarë për garantimin e një politike të tolerancës zero ndaj frikësimit dhe sulmeve kundër gazetarëve”, e cila u organizua nga Qendra ALTRI.

Të ftuar në konferencë ishin përfaqësues të institucioneve shtetërore, përfaqësues të OSHC dhe gazetarë të cilët diskutuan mbi rolin që kanë institucionet publike mbi përmirësimin e politikave dhe legjislacionit kombëtar në drejtim të garantimit të lirisë së shprehjes dhe të medias; përvojën e shoqërisë civile në luftën kundër intimidimit dhe sulmeve ndaj gazetarëve; proceset gjyqësore ndaj gazetarëve në sistemin e drejtësisë si dhe hapat prioritarë të nevojshëm në drejtim të përmirësimit të situatës.

Në fjalën e saj, znj. Marçela Shehu prezantoi të gjitha masat konkrete që do të ndërmarrë Këshilli i Lartë Gjyqësor, në lidhje me lehtësimin e procesit të indentifikimit të çështjeve ku palë janë gazetarë dhe përfaqësues të medias, si një kërkesë e vazhdueshme e Komisionit Europian në kuadër të vlerësimit të respektimit të lirisë së medias.

 

Back to top