Skip to content Skip to main navigation Skip to footer

Këshilli i Lartë Gjyqësor dhe Komisioni i Prokurimit Publik nënshkruan Marrëveshjen e Bashkëpunimit midis dy institucioneve

Sot, më datë 06.10.2022 Këshilli i Lartë Gjyqësor dhe Komisioni i Prokurimit Publik nënshkruan Marrëveshjen e Bashkëpunimit midis dy institucioneve. Kjo Marrëveshje Bashkëpunimi u nënshkrua nga znj. Naureda Llagami, Kryetare e Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe z. Jonaid Myzyri Kryetar i Komisionit të Prokurimit Publik.

Bashkëpunimi midis Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Komisionit të Prokurimit Publik konsiston në këto drejtime kryesore; realizimin e workshop-eve, konferencave, trajnimeve të përbashkëta; realizimin e analizave dhe studimeve periodike; veprimtari të tjera bashkëpunimi të cilat janë në përputhje me qëllimin e kësaj marrëveshjeje.

Në përfundim të këtij takimi, palët shprehën gatishmërinë e tyre për të kontribuar në zbatimin e marrëveshjes.

Back to top