Skip to content Skip to main navigation Skip to footer

Njoftim për shtyp, datë 13 Shtator 2022

Sot, në datën 13.09.2022, Këshilli i Lartë Gjyqësor zhvilloi mbledhjen plenare të radhës, në të cilën shqyrtoi çështjet si vijon:

Këshilli vendosi për kryerjen e verifikimeve të tjera shtesë, referuar kualifikimit/skualifikimit të kandidatit {…}, për në formimin fillestar në Shkollën e Magjistraturës, për magjistrat, profili gjyqtar, për vitin akademik 2021-2022.

Gjithashtu, Këshilli i Lartë Gjyqësor shqyrtoi dhe miratoi vendimin për kualifikimin e kandidates znj. {…} dhe vijimin e procedurave të ngritjes në Gjykatën e Lartë, për pozicionin e shpallur me vendimin nr. 178, datë 11.05.2022 të Këshillit.

Më tej, Këshilli miratoi verifikimin paraprak të tre kritereve formale lidhur me kandidimin e z. {…}, për pozicionin e shpallur me vendimin nr. 178, datë 11.05.2022 të Këshillit.

Në vijimësi të mbledhjes së zhvilluar sot, Këshilli miratoi gjithashtu verifikimin paraprak të tre kritereve formale lidhur me kandidimin e z. {…}, për pozicionin e shpallur me vendimin nr. 178, datë 11.05.2022 të Këshillit.

Ndër të tjera, Këshilli miratoi vendimin për vlerësimin etik dhe profesional, me qëllim përcaktimin e nivelit të vlerësimit (gradimit), për periudhën e vlerësimit 2013 – 2016, të gjyqtares {…}”.

Duke vijuar seancën, Këshilli miratoi vendimin për vlerësimin etik dhe profesional, me qëllim përcaktimin e nivelit të vlerësimit (gradimit), për periudhën e vlerësimit 2013 – 2016, të gjyqtarit {…}”.

Pas shqyrtimit të projektvendimit, Këshilli i Lartë Gjyqësor vendosi për përjashtimin e gjyqtares {…} nga procedurat e ndarjes së çështjeve gjyqësore me short.

Këshilli i Lartë Gjyqësor miratoi vendimin për zëvendësimin e gjyqtarit udhëheqës {…} në mentorim për kandidatët gjyqtarë të vitit akademik 2022-2023.

Duke ndjekur rendin e ditës, pas përcaktimit me short të relatorit dhe nëpunësit përgjegjës, Këshilli vendosi për fillimin e procedurës së vlerësimit etik dhe profesional, periudha e vlerësimit 2017-2019, për 19 (nëntëmbëdhjetë) gjyqtarët e tjerë, pjesë e programit të vlerësimit për vitin 2021.

Gjithashtu, Këshilli vendosi për hapjen e procedurës së transferimit të përkohshëm për një pozicion të lirë në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Kavajë si dhe hapjen e procedurës së transferimit të përkohshëm për një pozicion të lirë në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë Durrës.

Në përfundim të seancës plenare, Këshilli miratoi procesverbalet e mbledhjeve plenare të Këshillit të Lartë Gjyqësor, të datave 30.06.2022; 06.07.2022; 07.07.2022; 15.07.2022; 19.07.2022; 20.07.2022; 21.07.2022; 22.07.2022.

 

Back to top