Skip to content Skip to main navigation Skip to footer

Njoftim për shtyp, datë 9 Qershor 2022

Sot, në datën 09.06.2022, Këshilli i Lartë Gjyqësor zhvilloi mbledhjen plenare të radhës, në të cilën shqyrtoi çështjet si vijon:

Këshilli pasi shqyrtoi projektvendimet për kualifikimin/skualifikimin e dy kandidatëve, znj.{…} dhe z. {…}, për në formimin fillestar në Shkollën e Magjistraturës, për magjistrat, profili gjyqtar, për vitin akademik 2021-2022, vendosi kryerjen e verifikimeve të tjera shtesë.

 Më tej, Këshilli  vendosi të shpallë një pozicion të lirë në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Kavajë. Shpallja i drejtohet gjyqtares znj. {…} së transferuar, aktualisht në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Kavajë për transferim të përkohshëm deri në 1(një) vit.

Këshilli pas shqyrtimit të  projektvendimit për kualifikimin e kandidates znj.{…} dhe vijimin e procedurave të emërimit në Gjykatën e Apelit {…}  dhe {…}, për dy pozicionet e lira, të shpallura me vendimet nr. 129 dhe nr. 135, datë 01.04.2021 dhe në Gjykatën e posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar për pozicionin e lirë të shpallur me vendimin nr. 128, datë 01.04.2021, të Këshillit të Lartë Gjyqësor, vendosi kryerjen e verifikimeve të tjera shtesë.

Ndër të tjera, Këshilli i Lartë Gjyqësor  vendosi t’i propozojë Presidentit të Republikës emërimin në Gjykatën e Lartë, nga radhët e gjyqtarëve, të kandidates znj. Margarita Buhali dhe kandidatit z. Enton Dhimitri.

Këshilli i Lartë Gjyqësor vendosi gjithashtu të refuzojë kërkesën  e gjyqtares znj. {…} për përfshirjen në skemën e delegimit.

 

 

Back to top