Njoftim për shtyp, datë 09 Shkurt 2022
Sot, në datën 09.02.2022, Këshilli i Lartë Gjyqësor zhvilloi mbledhjen plenare të radhës, në të cilën shqyrtoi çështjen si vijon:
Në funksion të jetësimit të një ndër prioriteteve të tij kryesore, atij të vendosjes në funksionim të plotë të Gjykatës së Lartë, duke emëruar individë me integritet të lartë etik dhe profesional, pas përfundimit të procedurave të verifikimit për pozicionin e lirë në fushën e të drejtës administrative, të shpallur me vendimin nr. 84, datë 26.02.2020, Këshilli vendosi miratimin e renditjes së kandidatëve si më poshtë:
- Arbena Ahmeti.
Në vijim të vendimmarrjes së mësipërme, Këshilli vendosi të propozojë për emërim në Gjykatën e Lartë, në pozicionin e lirë në fushën e të drejtës administrative, të shpallur me vendimin nr. 84, datë 26.02.2020, të Këshillit të Lartë Gjyqësor, kandidaten znj. Arbena Ahmeti, duke disponuar gjithashtu edhe për të drejtën e ankimit brenda 5 ditëve, nga dita e njoftimit të vendimit.
Këshilli ka avancuar me prioritet përpjekjet që Gjykata e Lartë të rifitojë kuorumin e nevojshëm për të zgjedhur anëtarët e Gjykatës Kushtetuese, si dhe të adresimit të çështjeve të prapambetura për të çuar më tej objektivat thelbësore të reformës në drejtësi përmes konsolidimit të një gjyqësori plotësisht të pavarur, të paanshëm, të përgjegjshëm, efikas dhe profesional.