Skip to content Skip to main navigation Skip to footer

Njoftim për shtyp, datë 08 Shkurt 2022

Sot, në datën 08.02.2022, Këshilli i Lartë Gjyqësor zhvilloi mbledhjen plenare të radhës, në të cilën shqyrtoi çështjet si vijon:

Këshilli vendosi miratimin e raportit vjetor mbi veprimtarinë e Komisionit të Planifikimit Strategjik, Administrimit dhe Buxhetit për vitin 2021, si dhe të raportit mbi veprimtarinë e Këshilltarit për Etikën për vitin 2021.

Në vijim të procesit për vlerësimin e punës së gjyqtarëve si dhe në funksion të ngritjes në detyrë të tyre,  Këshilli vendosi miratimin e raportit për vlerësimin etik dhe profesional, me qëllim përcaktimin e nivelit të vlerësimit (gradimit), për periudhën e vlerësimit 2013 – 2016, të gjyqtares znj. Arbena Ahmeti, si dhe miratimin e raportit për vlerësimin etik dhe profesional të gjyqtarit z.Engert Pëllumbi, për vitin 2019, gjatë ushtrimit të detyrës së ndihmësmagjistratit në Gjykatën e Lartë.

Këshilli vendosi miratimin e udhëzimit për mënyrën dhe procedurën e kompensimit, për orët shtesë të kryera mbi kohën normale të punës, nga nëpunësit civilë gjyqësorë dhe punonjësit e tjerë administrativë, në gjykatë.

Këshilli miratoi kërkesën për daljen në pension të parakohshëm të gjyqtarit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor {…}, {…}, si dhe skualifikimin e kandidatit {…} dhe përjashtimin e tij nga procedurat e emërimit në Gjykatën e Lartë.

Gjithashtu, Këshilli vendosi përsëritjen e komandimit të gjyqtares znj. Marinela Osmani në pozicionin e “këshilltarit ligjor” në Njësinë Mbështetëse të Komisioneve në Këshillin e Lartë Gjyqësor.

Këshilli miratoi procesverbalet e disa mbledhjeve plenare dhe në përfundim, pas shqyrtimit të kërkesave të ardhura prej disa gjykatave, vendosi caktimin e gjyqtarëve për gjykimin e çështjeve të veçanta, në gjykata të ndryshme nga ato ku ushtrojnë funksionin në mënyrë të përhershme.

Back to top