Njoftim për shtyp, datë 13 Janar 2022
Sot, në datën 13.01.2022, Këshilli i Lartë Gjyqësor zhvilloi mbledhjen plenare të radhës, në të cilën shqyrtoi çështjet si vijon:
Këshilli vendosi ndërprerjen e transferimit të përkohshëm me pëlqim në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Kavajë, për gjyqtarin z. Genti Dokollari, për shkak të ngritjes në detyrën e gjyqtarit të Gjykatës së Apelit Vlorë.
Gjithashtu, pas shqyrtimit të kërkesës të ardhur nga Gjykata Administrative e Apelit, Këshilli vendosi caktimin e një gjyqtari për gjykimin e një çështjeje të veçantë, në një gjykatë të ndryshme nga ajo ku ushtron funksionin në mënyrë të përhershme.