Njoftim për shtyp, datë 13 Janar 2022
Këshilli i Lartë Gjyqësor ju informon në lidhje me datat e takimeve do të organizohen për konsultimin publik të Hartës së Re Gjyqësore, me gjykatat dhe grupet e interesit sipas juridiksionit që ka çdo Gjykatë Apeli.
Datat e takimeve të parashikuara si më poshtë:
14.01.2022 – Takimi me Gjykatat dhe grupet e interesit Vlorë.
21.01.2022 – Takimi me Gjykatat dhe grupet e interesit Gjirokastër.
28.01.2022 – Takimi me Gjykatat dhe grupet e interesit Shkodër.
04.02.2022 – Takimi me Gjykatat dhe grupet e interesit Korçë.
11.02.2022 – Takimi me Gjykatat dhe grupet e interesit Durrës.
18.02.2022 – Takimi me Gjykatat dhe grupet e interesit Tiranë.
Takimi i parë në qytetin e Vlorës do të zhvillohet në Vlora International Hotel, në Skelë, në orën 10:00.
Takimi në qytetin e Gjirokastrës do të zhvillohet në Hotel Kerculla Gjirokastër, në orën 10:30.
Takimi në qytetin e Shkodrës do të zhvillohet në Hotel Rozafa Shkodër, në orën 10:30.
Takimi në qytetin e Korçës do të zhvillohet në Hotel Park Plazza Korçë, ditën e Premte, datë 04.02.2022, në orën 10:30.
Takimi në qytetin e Durrësit do të zhvillohet në Hotel Adriatik Durrës, ditën e Premte, datë 11.02.2022, në orën 10:30.
Takimi në qytetin e Tiranës do të zhvillohet në Hotel Tirana International, ditën e Premte, datë 18.02.2022, në orën 10:30.
Takimi me përfaqësues nga Shoqëria Civile do të zhvillohet në Hotel Tirana International, ditën e Hënë, datë 28.02.2022, në orën 10:30.