Skip to content Skip to main navigation Skip to footer

Këshilli i Lartë Gjyqësor dhe Këshilli i Lartë i Prokurorisë, zhvilluan mbledhjen e përbashkët vjetore. Në këtë mbledhje ishin të pranishëm anëtarë të KLGJ, anëtarë të KLP, si dhe përfaqësues të nivelit të lartë nga institucionet e Presidentit të Republikës, Gjykatës Kushtetuese, Gjykatës së Lartë, Prokurorisë së  Përgjithshme, Shkollës së Magjistraturës si dhe partnerë ndërkombëtarë.

Sot, në datën 29.12.2021, Këshilli i Lartë Gjyqësor dhe Këshilli i Lartë i Prokurorisë, zhvilluan mbledhjen e përbashkët vjetore. Në këtë mbledhje ishin të pranishëm anëtarë të KLGJ, anëtarë të KLP, si dhe përfaqësues të nivelit të lartë nga institucionet e Presidentit të Republikës, Gjykatës Kushtetuese, Gjykatës së Lartë, Prokurorisë së  Përgjithshme, Shkollës së Magjistraturës si dhe partnerë ndërkombëtarë.

Kjo mbledhje u hap me fjalën e kreut të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Z. Gent Ibrahimi, i cili u ndal në sfidat dhe problematikat e hasura në rrugën drejt konsolidimit të dy këshillave.

Në fjalën e saj përshëndetëse, Kryetarja e Këshillit të Lartë Gjyqësor, Znj. Naureda Llagami e cilësoi këtë takim një mundësi jo vetëm për tu vetë-lavdëruar për arritjet por edhe për një reflektim serioz, realist dhe të përgjegjshëm. Ajo theksoi se ky takim shërben për të shkëmbyer përvojat, unifikuar interpretimin dhe zbatimin e kuadrit ligjor në fuqi me qëllim mbërritjen e sigurt në destinacionin e shumëpritur për të gjithë: Një drejtësi që meriton besimin e publikut!

Ndër të tjera, Kryetarja e KLGJ-së evidentoi se viti që lamë pas ishte një vit “QËNDRESË”, për të garantuar ofrimin e shërbimeve gjyqësore në kushtet e pandemisë e mbi të gjitha efekteve të vetting-ut. Në përfundim, Znj. Llagami evidentoi ndërhyrjet proaktive të Këshillit në nivelin strategjik, ligjor, administrativ dhe menaxherial, të cilat kanë qënë të orientuara nga adresimi i emergjencës por edhe vendosja e prioriteteve.

Në këtë takim, temat kryesore që u adresuan nga anëtarët e KLGJ-së, Znj. Brikena Ukperaj dhe Z. Erjon Muharremaj si dhe nga anëtarët respektiv të KLP-së, u fokusuan kryesisht tek mekanizmat për të zbutur efektet e vetting-ut si dhe përmirësimi i transparencës dhe marrëdhënieve me publikun dhe median.

 

Back to top