Njoftim për shtyp, datë 17 Dhjetor 2021
Sot, në datën 17.12.2021, nën drejtimin e Kryetares së Bordit, znj. Naureda Llagami, zhvilloi mbledhjen e radhës Bordi Drejtues i Qendrës së Teknologjisë së Informacionit për Sistemin e Drejtësisë, në të cilën u shqyrtuan çështjet si vijon:
Pas kryerjes së procedurave ligjore, në kuadër të plotësimit të pozicionit të lirë të Drejtorit Ekzekutiv në Qendrën e Teknologjisë së Informacionit për Sistemin e Drejtësisë, Bordi vendosi emërimin e z. Ervin Misso, në këtë pozicion.
Në këtë mbledhje u miratua vendimi “Për Miratimin e Udhërrëfyesit për zhvillimin e Sistemit të ri të Menaxhimit të Çështjeve”, me anë të së cilit u shënua hapi i parë për zhvillimet e ardhshme të sistemit të menaxhimit elektronik të çështjeve gjyqësore.
Të pranishëm në këtë mbledhje ishin përfaqësuesit e projektit të Këshillit të Evropës SEJ III “Forcimi i Cilësisë dhe Efikasitetit të Drejtësisë në Shqipëri” të cilët prezantuan në mënyrë të detajuar punën e zhvilluar gjatë konsultimit të Udhërrëfyesit, i përgatitur nga Këshili i Lartë Gjyqësor me anë të kontributit të ekspertëve të këtij projekti.
Gjithashtu, Bordi miratoi procesverbalin e mbledhjes së datës 19.10.2021.