Skip to content Skip to main navigation Skip to footer

Sot, në datën 13.12.2021, u zhvillua ceremonia e mirëseardhjes dhe fillimit të detyrës së tre anëtarëve të rinj të Këshillit të Lartë Gjyqësor, të zgjedhur nga Mbledhja e Përgjithshme e Gjyqtarëve në datën 08.10.2021

Sot, në datën 13.12.2021, u zhvillua ceremonia e mirëseardhjes dhe fillimit të detyrës së tre anëtarëve të rinj të Këshillit të Lartë Gjyqësor, të zgjedhur nga Mbledhja e Përgjithshme e Gjyqtarëve në datën 08.10.2021. Në ceremoninë e organizuar me këtë rast, anëtarët z. Klodian Kurushi, zgjedhur nga Gjykata e Lartë, z. Ridvan Hado, zgjedhur nga gjykatat e apelit dhe znj. Irena Plaku, zgjedhur nga gjykatat e rretheve gjyqësore, shprehën angazhimin e tyre për të përmbushur objektivat strategjik, ligjor dhe institucionalë të Këshillit.

Me ardhjen e anëtarëve të rinj shënohet ripërtëritja e parë e Këshillit të Lartë Gjyqësor, prej konstituimit të tij në fund të vitit 2018. Në fjalën e saj përshëndetëse znj. Naureda Llagami u shpreh se: “Kjo  ripërtëritje është e nevojshme për ta mbajtur Këshillin të gjallë dhe koherent ndaj nevojave  dhe pritshmërive të gjithë komuniteteve që përfaqësojnë sistemin e drejtësisë! Për të siguruar  llogaridhënien e nevojshme, përgjegjshmërinë dhe përulësinë në shërbimin tonë ndaj publikut, ndaj qytetarit. Sot mund të them se e kemi kaluar me maturi këtë sfidë”.

Duke ju drejtuar anëtarëve të rinj, Kryetarja e KLGJ-së tha se: “Keni ardhur në momentin e duhur për tu bërë pjesë e vendimmarrjeve të rëndësishme! Kolegët para jush e kanë përgatitur rrugën! Energjitë dhe idetë tuaja çojnë shumë nga projektet tona përpara”.

Në përfundim të fjalës së saj, znj. Llagami falënderoi anëtarët që përfunduan mandatin, duke njohur  kontributin e tyre përgjatë tre viteve të para të krijimit të Këshillit dhe kjo si në hartimin e rregullave, vendosjen e standardeve dhe çuarjen më tej të proceseve të rëndësishme – që nga ngritja e gjykatave të posaçme dhe Gjykatës së Lartë e deri tek hartimi i një projekti dinjitoz për riorganizimin e sistemit gjyqësor.

Anëtarët e rinj, zëvendësojnë z. Medi Bici, z. Ilir Toska dhe znj. Brunilda Kadi, për të cilët Këshilli vendosi deklarimin e mbarimit të mandatit të anëtarit të Këshillit të Lartë Gjyqësor.


 

Back to top