Skip to content Skip to main navigation Skip to footer

N j o f t i m për shpallje konkurimi për vend të lirë pune në shërbimin civil, nëpërmjet procedurës së lëvizjes paralele dhe të ngritjes në detyrë, për kategorinë e mesme drejtuese.

Bazuar në ligjin nr. 152/2013 ”Për nëpunësin civil” i ndryshuar neni 26, VKM nr. 242, datë 18.3.2015 “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese” i ndryshuar, kreu II dhe kreu III, Këshilli i Lartë Gjyqësor, njofton shpalljen e konkurimit për vend të lirë pune në shërbimin civil, nëpërmjet procedurës së lëvizjes paralele dhe të ngritjes në detyrë, për kategorinë e mesëm drejtuese (të dy procedurat zhvillohen në të njëjtën kohë),  si më poshtë:

-1 (një) vend, në pozicionin Këshilltar, në Njësinë Mbështetëse të Komisioneve të Përhershme (Kategoria e Mesme Drejtuese, II-b), pranë Këshillit të Lartë Gjyqësor.

-Përshkrimi i përgjithshëm i punës, për pozicionin Këshilltar, në Njësinë Mbështetëse të Komisioneve të Përhershme, është si  më poshtë:

  • Kërkimi ligjor dhe hartimi i projekt akteve individuale dhe nënligjore (dhe relacionet përkatëse) të cilat shqyrtohen dhe miratohen në mbledhjet plenare të Këshillit ose në komisione, në ushtrim të kompetencave të Këshillit.
  • Hartimi i opinioneve ligjore, politikave, deklaratave e qëndrimeve për llogari ose në emër të Këshillit ose komisioneve të tij (Këshillit) si dhe kontributi për hartimin e ligjeve në fushën e veprimtarisë së Këshillit duke mbajtur gjithnjë parasysh nevojën për përafrimin me legjislacionin europian.
  • Hartimi i raporteve dhe relacioneve shpjeguese mbi çeshtje që ka në kompetencë anëtari i komisionit të përhershëm apo të përkohshëm, duke asistuar atë në përmbushjen e detyrës si anëtar i komisionit respektiv.
  • Kërkimi i informacionit, hartimi i dokumentacionit dhe këshillimi mbi funksionet e komisioneve të përhershme të Këshillit.
  • Përgatitja e materialeve, relacioneve, projekt-vendimeve, statistika të ndryshme, të cilat do të shqyrtohen në mbledhjen e komisioneve të përhershme apo të përkohshme.
  • Konceptimi dhe përpilimi i përgjigjeve zyrtare të çdo shkrese administrative që korrespondon me fushën e veprimtarisë së komisionit përkatës.
  • Dhënia e mendimeve në formë të shkruar për projektaktin/et apo çështje të dërguar për shqyrtim anëtarit/ komisionit/ Këshillit.

– Kushtet e përgjithshme, kandidati duhet të plotësojë të gjitha kushtet e përgjithshme për pranimin në shërbimin civil, përcaktuar në nenin 21, të ligjit nr. 152/2013 ”Për nëpunësin civil” i ndryshuar.

 

I. KONKURIMI, NËPËRMJET PROCEDURËS SË LËVIZJES PARALELE.

 (Kanë të drejtë të aplikojnë për këtë proçedurë vetëm nëpunës civil të së njëjtës kategori, nga të gjithë institucionet pjesë e shërbimit civil).

 I.1. Kushtet minimale, që kandidati duhet të plotësojë për vendin e lirë, sipas procedurës për lëvizjen paralele, janë si më poshtë:

  • Të jetë nëpunës civil i konfirmuar, brenda së njëjtës (Kategoria e Mesme Drejtuese, II-b);
  • Të mos ketë masë disiplinore në fuqi, (dokument nga institucioni);
  • Të ketë të paktën vlerësimin e fundit të rezultateve në punë, mirë apo shumë mirë;
  • Të plotësojë kushtet dhe kërkesat e posaçme të përcaktuara në shpalljen për konkurim.

I.2. Kërkesat e posaçme për pozicionin Këshilltar, në Njësinë Mbështetëse të Komisioneve të Përhershme, janë si  më poshtë:

  • Të zotërojë diplomë të nivelit Master Shkencor (ose të barazvlefshme), në Shkencat Juridike. Diploma e nivelit Bachelor, duhet të jetë e të njëjtës fushë;
  • Të ketë të paktën 5 (pesë) vite eksperiencë pune në profesion;
  • Të ketë njohuri të një gjuhe të BE (me dokument);
  • Të ketë aftësi të mira profesionale, organizative, etikë të lartë, komunikimi dhe të punës në grup.

I.3. Kandidati duhet të paraqesë zyrtarisht, brenda datës 05.11.2021, me postë në adresën Këshilli i Lartë Gjyqësor, Adresa; Rruga: “Ana Komnena”, godina Poli i Drejtësisë, Tiranë, ose elektronikisht në adresën e email: [email protected], kopje të dokumenteve të mëposhtëm:

Mosparaqitja e plotë e dokumenteve të sipërcituara, sjell skualifikimin e kandidatit.

I.4. Konkurimi sipas procedurës së lëvizjes paralele, është i hapur për nëpunësit civil të të njëjtës kategori dhe do të realizohet në dy faza;

I.4.a. Verifikimi paraprak, i përmbushjes së kushteve minimale dhe kërkesave të posaçme në shpalljen për konkurim për lëvizjen paralele, do të kryhet brenda datës  08.11.2021, në ambientet e Këshillit të Lartë Gjyqësor, dhe brenda ditës do të shpallet lista e kandidatëve që plotësojnë kushtet minimale dhe kërkesat e posaçme në shpalljen për konkurim për lëvizjen paralele dhe administrimin e listës së atyre që nuk i plotësojnë kushtet minimale dhe kërkesat e posaçme.

(Në të njëjtën datë kandidatët që nuk i plotësojnë kushtet e lëvizjes paralele dhe kriteret e veçanta do të njoftohen individualisht nga njësia e përgjegjëse e burimeve njerëzore, për shkaqet e moskualifikimit (nëpërmjet adresës së e-mail-it).

I.4.b. Intervista e strukturuar me gojë, për kandidatët që plotësojnë kushtet minimale dhe kërkesat e posaçme, do të zhvillohet me datë 15.11.2021, ora 14.00, në ambientet e Këshillit të Lartë Gjyqësor.

I.4.c. Fusha e njohurive, aftësitë dhe cilësitë që do të vlerësohen në intervistë janë, mbi;

  • Ligji nr. 8417, datë 21.10.1998, “Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar;
  • Ligji nr. 115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”, i ndryshuar;
  • Ligji nr. 98/2016 “Për organizimin e pushtetit gjyqësor në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar;
  • Ligji nr. 96/2016 “ Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve të RSH”, i ndryshuar;
  • Ligji nr. 152/2013 “ Për nëpunësit civil”, i ndryshuar dhe akteve nënligjore të dala në zbatim të tij;
  • Ligji nr. 9131, datë 08.09.2003 “ Për rregullat etike në administratën publike”;
  • Ligji nr. 9367, datë 07.4.2005 “Për parandalimin e konfliktit të interesave në ushtrimin e funksioneve publike”;
  • Ligji 7850, datë 29.07.1994 “Kodi Civil i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar;
  • Ligji 44/2015, Kodi i Procedurave Administrative i Republikës së Shqipërisë”.

 I.4.d. Vlerësimi i kandidatëve do të bëhet në lidhje:

-me dokumentacionin e dorëzuar, për përvojën, trajnimet apo kualifikimet, vlerësimet individuale në punë, vlerësim i cili në total është 40 pikë.

-me njohuritë mbi legjislacionin e sipërcituar, aftësitë, kompetencës për përshkrimin e pozicionit të punës, përvojën në punë, motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karierën, gjatë intervistës së srukturuar me gojë, vlerësim i cili në total është 60 pikë.

Mënyra e vlerësimit do kryehet sipas VKM nr. 242, datë 18.3.2015 “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese” i ndryshuar dhe Udhëzimit nr. 2, datë 27.3.2015, “Për procesin e plotësimit të vendeve të lira në shërbimin civil nëpërmjet procedurës së lëvizjes paralele dhe ngritjes në detyrë, për kategorinë e mesëm dhe të ulët drejtuese dhe pranimin në shërbimin civil, në kategorinë ekzekutive nëpërmjet konkurimit të hapur” të DAP-it.

I.5. Data e daljes së rezultateve do të jetë me datë 17.11.2021.  

I.6. Njoftimi dhe komunikimi me kandidatët do të jetë nëpërmjet telefonit dhe adresës së email të kandidatit.

 

II. KONKURIMI, NËPËRMJET PROCEDURËS SË NGRITJES NË DETYRË

(Në rast se pozicioni i lirë i shpallur, në përfundim të procedurës së lëvizjes paralele, nuk është plotësuar, pra rezulton i lirë, atehere ai është i vlefshëm për konkurimin nëpërmjet procedurës së ngritjes në detyrë. Këtë informacion do ta merrni në faqen zyrtare të internetit, të Këshillit të Lartë Gjyqësor, nga data 22.11.2021).

Kanë të drejtë të aplikojnë për këtë proçedurë vetëm nëpunës civil të një kategorie paraardhëse, nga të gjithë institucionet pjesë e shërbimit civil, që plotësojnë kushtet minimale për ngritjen në detyrë dhe kërkesat e posaçme, për vendin e lirë.

 II.1. Kushtet minimale, që kandidati duhet të plotësojë për vendin e lirë të punës, sipas procedurës së ngritjes në detyrë, janë si  më poshtë:

  • Të jetë nëpunës civil i konfirmuar (kategoria e ulët drejtuese, III-a ose III-a/1), ose në pozicione të barazvlefshme me to.
  • Të mos ketë masë disiplinore në fuqi, (dokument nga institucioni).
  • Të ketë të paktën vlerësimin e fundit, mirë apo shumë mirë.
  • Të plotësojë kushtet dhe kërkesat e posaçme të përcaktuara në shpalljen për konkurim.

II.2. Kërkesat e posaçme për pozicionin Këshilltar, në Njësinë Mbështetëse të Komisioneve të Përhershme, janë si  më poshtë:

  • Të jetë nëpunës civil i konfirmuar (kategoria e ulët drejtuese, III-a ose III-a/1), ose në pozicione të barazvlefshme me to.
  • Të zotërojë diplomë të nivelit Master Shkencor (ose të barazvlefshme), në Shkencat Juridike. Diploma e nivelit Bachelor, duhet të jetë e të njëjtës fushë;
  • Të ketë të paktën 5 (pesë) vite eksperiencë pune në profesion;
  • Të ketë njohuri të një gjuhe të BE (me dokument);
  • Të ketë aftësi të mira profesionale, organizative, etikë të lartë, komunikimi dhe të punës në grup.

II.3. Kandidati duhet të paraqesë zyrtarisht, brenda datës 10.11.2021, me postë në adresën Këshilli i Lartë Gjyqësor, adresa; Rruga: “Ana Komnena”, godina Poli i Drejtësisë, Tiranë, ose elektronikisht në adresën e email: [email protected], kopje të dokumenteve të mëposhtëm:

Mosparaqitja e plotë e dokumenteve të sipërcituara, sjell skualifikimin e kandidatit.

II.4. Konkurimi sipas procedurës së ngritjes në detyrë, realizohet në dy faza:

Konkurimi është i hapur për nëpunësit civil (kategoria e ulët drejtuese, III-a ose III-a/1, ose në pozicione të barazvlefshme me to) me të paktën 5 (pesë) vjet eksperiencë punë në profesion dhe që plotësojnë kushtet dhe kërkesat e posaçme për vendin e lirë.

 II.4.a. Verifikimi paraprak, i përmbushjes së kushteve minimale dhe kërkesave të posaçme në shpalljen për konkurim, sipas procedurës së ngritjes në detyrë, do të kryhet brenda datës 22.11.2021, në ambientet e Këshillit të Lartë Gjyqësor, dhe brenda ditës do të shpallet lista e kandidatëve që plotësojnë kushtet minimale dhe kërkesat e vecanta në shpallje sipas procedurës së ngritjes në detyrë dhe do administrohet lista e atyre që nuk i plotësojnë kushtet minimale dhe kërkesat e posaçme.

II.4.b. Kandidatët që plotësojnë kushtet minimale dhe kërkesat e posaçme në shpalljen, do të marrin informacion në faqen zyrtare të internetit të Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe portalin e Shërbimi Kombëtar i Punësimit, duke filluar nga data 22.11.2021, për fazat e mëtejshme që i përkasin kësaj procedure konkurimi:

  • Për verifikimin paraprak.
  • Për datë, orën dhe vendin e zhvillimit të testimit me shkrim dhe intervistës.
  • Për mënyrën e vlerësimit të kandidatëve konkurues.
  • Për datën e daljes së rezultateve.

II.4.c. -Fusha e njohurive, ku do të vlerësohen njohuritë, aftësitë dhe cilësitë, janë:

 -Kandidatët në testimin me shkrim, do të vlerësohen në lidhje me njohuritë mbi;

  • Ligji nr. 8417, datë 21.10.1998, “Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar;
  • Ligji nr. 115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”, i ndryshuar;
  • Ligji nr. 98/2016 “Për organizimin e pushtetit gjyqësor në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar;
  • Ligji nr. 96/2016 “ Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve të RSH”, i ndryshuar;
  • Ligji nr. 152/2013 “ Për nëpunësit civil”, i ndryshuar dhe akteve nënligjore të dala në zbatim të tij;
  • Ligji nr. 9131, datë 08.09.2003 “ Për rregullat etike në administratën publike”;
  • Ligji nr. 9367, datë 07.4.2005 “Për parandalimin e konfliktit të interesave në ushtrimin e funksioneve publike”;
  • Ligji 7850, datë 29.07.1994 “Kodi Civil i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar;
  • Ligji 44/2015, Kodi i Procedurave Administrative i Republikës së Shqipërisë”.

-Kandidatët në intervistën e strukturuar me gojë do të vlerësohen, në lidhje me njohuritë mbi; bazën ligjore të sipërcituar, si dhe njohuritë, aftësitë, kompetencat mbi përshkrimin e pozicionit të punës, përvojën në punë, motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën.

  II.4.d. Vlerësimi i kandidatëve do të bëhet në lidhje me:

  • Jetëshkrimin, që konsiston në arsimimin, përvojën në punë, trajnimet apo kualifikimet, të lidhura me fushën, deri 20 pikë.
  • Vlerësimin e testimit me shkrim, deri në 40 pikë.
  • Vlerësimi i intervistës së strukturuar me gojë, që konsiston në motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karierën, deri 40 pikë.

Mënyra e vlerësimit do kryehet sipas VKM nr. 242, datë 18.3.2015 “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese” i ndryshuar dhe Udhëzimit nr. 2, datë 27.3.2015, “Për procesin e plotësimit të vendeve të lira në shërbimin civil nëpërmjet procedurës së lëvizjes paralele dhe ngritjes në detyrë, për kategorinë e mesëm dhe të ulët drejtuese dhe pranimin në shërbimin civil, në kategorinë ekzekutive nëpërmjet konkurimit të hapur” të DAP-it.

II.5. Data e daljes së rezultateve të konkurimit  dhe mënyra e komunikimit;

II.5.a -Data e daljes së rezultateve, të gjithë kandidatët pjesëmarrës do të njihen me to duke vizituar faqen zyrtare të internetit, të Këshillit të Lartë Gjyqësor, nga data 22.11.2021.

II.5.b -Njoftimi dhe komunikimi me kandidatët do të jetë nëpërmjet telefonit dhe adresës së email të kandidatit.

 II.5.c -Të gjithë kandidatët që aplikojnë për konkurimin nëpërmjet procedurës së ngritjes në detyrë, do të marrin informacion në faqen zyrtare të internetit të Këshillit të Lartë Gjyqësor, duke filluar nga data 22.11.2021, për fazat e mëtejshme që i përkasin kësaj procedure konkurimi.

 

Tiranë, më 26.10.2021

 

Njoftim mbi rezultatet e verifikimit paraprak për lëvizje paralale në kategorinë e mesme drejtuese.

Bazuar në ligjin nr. 152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, neni 26 dhe VKM nr. 242, datë 18.3.2015 “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese” i ndryshuar, kreu II dhe kreu III, në përfundim të verifikimit paraprak të kandidatëve, për përmbushjen e kushteve të lëvizjes paralele dhe kërkesave të veçanta të përcaktuara në shpalljen për konkurim, ju njoftojmë se për pozicionin:

Këshilltar, në Njësinë Mbështetëse të Komisioneve të Përhershme (Kategoria e Mesme Drejtuese, II-b), pranë Këshillit të Lartë Gjyqësor.

Procedura e lëvizjes paralele mbyllet për mungesë aplikimi dhe vendi vakant është i vlefshëm për konkurim nëpërmjet procedurës së ngritjes në detyrë.

 

Tiranë, më 08.11.2021

 

Njoftim mbi rezultatet e verifikimit paraprak dhe vazhdimit të konkurimit sipas procedurës së ngritjes në detyrë, për kategorinë e mesme drejtuese.

Bazuar në ligjin nr. 152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, neni 26 dhe VKM nr. 242, datë 18.3.2015 “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese” i ndryshuar, kreu III, në përfundim të verifikimit paraprak të kandidatëve, për përmbushjen e kushteve minimale dhe kërkesave të veçanta për ngritjen në detyrë, të përcaktuara në shpalljen për konkurim, për pozicionin Këshilltar, në Njësinë Mbështetëse të Komisioneve të Përhershme (Kategoria e Mesme Drejtuese, II-b), pranë Këshillit të Lartë Gjyqësor.ju njoftojmë se:

-Kandidatët e kualifikuar për të vazhduar konkurimin sipas procedurës së ngritjes në detyrë, janë:

  1. Argen Sako,
  2. Aurora Ndreu,

-Testimi me shkrim, ku do të vlerësohen njohuritë në lidhje me bazën ligjore të shpallur në fazën e parë, do të zhvillohet më datë 02.12.2021, ora 10.00, pranë ambienteve të Këshillit të Lartë Gjyqësor.

– Intervista e strukturuar me gojë, ku do të vlerësohen njohuritë mbi; bazën ligjore të shpallur, aftësitë, kompetencat mbi përshkrimin e pozicionit të punës, përvojën në punë, motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën, do të zhvillohet më datë 02.12.2021, ora 14.00, pranë ambienteve të Këshillit të Lartë Gjyqësor.

 

Tiranë, më 22.11.2021

 

Shpallje e listës së fituesit

Në zbatim të ligjit nr. 152/2013 “Për nëpunësin civil” i ndryshuar, VKM nr. 242, datë 18.3.2015 “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese” i ndryshuar, Kreu III, pika 36 dhe 39, në përfundim të konkurrimit të hapur sipas procedurës së ngritjes në detyrë, për 1 (një) vend, në pozicionin Këshilltar, në Njësinë Mbështetëse të Komisioneve të Përhershme (Kategoria e Mesme Drejtuese, II-b), pranë Këshillit të Lartë Gjyqësor, ju dërgojmë për publikim, listën fituese si më poshtë:

  1. Aurora Ndreu 76.20 pikë,

 

Tiranë, më 10.12.2021

Back to top