Skip to content Skip to main navigation Skip to footer

Njoftim për shtyp, datë 11 Tetor 2021

Sot, në datën 11.10.2021, Këshilli i Lartë Gjyqësor zhvilloi mbledhjen plenare të radhës, në të cilën shqyrtoi çështjet si vijon:

 

Në seancën dëgjimore publike të shqyrtimit të kërkesës së Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, për fillimin e procedimit disiplinor në ngarkim të dy magjistratëve {…} dhe {…}, me detyrë gjyqtarë në Gjykatën e Apelit {…}, Këshilli u njoh me parashtrimet e palëve dhe u drejtoi pyetjet përkatëse. Këshilli vendosi të shtyjë seancën dëgjimore për në datën 25.10.2021, ora 11:00, për të marrë kohë për të vijuar diskutimin e mëtejshëm të kësaj çështjeje.

 

Në përfundim të shqyrtimit në seancë dëgjimore publike të kërkesës së Inspektorit të Lartë të Drejtësisë për procedimin disiplinor në ngarkim të magjistratit {…}, me detyrë gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor {…}, Këshilli vendosi pranimin e kërkesës së Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, dhënien e masës disiplinore të shkarkimit nga detyra të magjistratit.

 

Në vijim të shqyrtimit në seancë dëgjimore publike të kërkesës së Inspektorit të Lartë të Drejtësisë për procedimin disiplinor në ngarkim të magjistrates {…}, me detyrë gjyqtare në Gjykatën e Apelit {…}, Këshilli vendosi pezullimin e procedimit disiplinor, deri në marrjen formë të prerë të vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

Back to top