Mesazh Ngushëllimi datë 28 Shtator 2021
Këshilli i Lartë Gjyqësor, shpreh ngushëllimet e sinqerta për ndarjen nga jeta të ish-gjyqtarit të nderuar, Zotit Kristaq Ngjela.
Zoti Ngjela ka qenë një nga profesionistët e spikatur të sistemit të drejtësisë, duke ushtruar funksione të rëndësishme që kulmojnë me atë të anëtarit të Gjykatës së Lartë.
Ai ka spikatur me mencurinë, urtësinë dhe profesionalizmin e tij, duke treguar një shkallë të lartë integriteti dhe nderuar figurën e gjyqtarit.
Komuniteti i gjyqtarëve, por edhe i juristëve, do ta kujtojnë përherë me nderim për kontributin e tij të çmuar në fushën e drejtësisë.
I shprehim ngushëllimet tona familjarëve dhe të afërmve për ndarjen e tij nga jeta.