Skip to content Skip to main navigation Skip to footer

Njoftim për shtyp, datë 4 Gusht 2021

Sot, në datën 04.08.2021, Këshilli i Lartë Gjyqësor zhvilloi mbledhjen plenare të radhës, në të cilën shqyrtoi çështjet si vijon:

Në zbatim të dispozitave ligjore, Këshilli vendosi caktimin e datës 16.09.2021, ora 13:00, për zhvillimin e seancës dëgjimore për shqyrtimin e kërkesës së Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, për fillimin e procedimit disiplinor nr.4/2021, ndaj magjistratit {…}, me detyrë gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor {…}.

Gjithashtu, Këshilli vendosi caktimin e datës 16.09.2021, ora 14:30,  për zhvillimin e seancës dëgjimore për shqyrtimin e kërkesës së Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, për fillimin e procedimit disiplinor nr.5/2021, ndaj magjistrates {…}, me detyrë gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor {…}.

Pas shqyrtimit të kërkesës për dorëheqje nga detyra të gjyqtares së Gjykatës së Rrethit Gjyqësor {…}, Këshilli vendosi mbarimin e statusit të magjistratit {…}.

Në përfundim, Këshilli vendosi rrëzimin e kërkesës për daljen në pension të parakohshëm të gjyqtarit të Gjykatës së Apelit {…}, {…}.

 

Back to top