Skip to content Skip to main navigation Skip to footer

Kryetarja e KLGJ-së, Znj. Naureda Llagami, mori pjesë në Konferencën Ndërkombëtare me temë: “Eksperiencat Ndërkombëtare dhe Praktikat e Avancuara të Përzgjedhjes, Vlerësimit dhe Promovimit të Gjyqtarëve”, e cila u zhvillua, në një model hibrid, në Lituani, në datat 3-4 Qershor 2021.

Ky aktivitet u organizua Universiteti Mykolas Romeris dhe Gjykata e Lartë e Lituanisë dhe synonte diskutimin e sistemeve të ndryshme të karrierës gjyqësore, sfidat, praktikat dhe metodat e avancuara, pritshmëritë e publikut për gjyqtarët si profesionistë dhe personalitete, si dhe ekuilibrin e efikasitetit të rekrutimit kundrejt procedurave të krijuara në mënyrë teknokratike me qëllim transparencën dhe objektivitetin.

Kryetarja e KLGJ-së, ishte një nga kontribueset kryesore në këtë konferencë duke përshëndetur audiencën si në momentin e hapjes dhe në atë përmbyllës të saj. Ajo diskutoi përkrah profesorëve dhe kolegeve të nderuar pjesëmarrës nga Universitetet e Oslos, Pragës dhe të Lituanisë, në panelin e dedikuar  promovimit të gjyqtarëve profesionistë në drejtimin e gjykatave.
Aktiviteti u organizua në kuadër të Projektit “Portreti i një Gjyqtari” i cili financohet nga Islanda, Lihtenshtajni dhe Norvegjia nëpërmjet Fondit të Granteve të Zonës Ekonomike Evropiane (EEA) dhe të Granteve të Norvegjisë për Bashkëpunim Rajonal.​

Back to top