Skip to content Skip to main navigation Skip to footer

Kryetarja e Këshillit të Lartë Gjyqësor (KLGJ), Znj. Naureda Llagami, së bashku Z. Dritan Hallunaj, anëtar i Këshillit, priti në një vizitë një grup studentësh të fakultetit të drejtësisë të Universitetit “Luarasi”, shoqëruar nga pedagogu, Z. Saimir Vishaj.

Sot më datë 07.06.2021, Kryetarja e Këshillit të Lartë Gjyqësor (KLGJ), Znj. Naureda Llagami, së bashku Z. Dritan Hallunaj, anëtar i Këshillit, priti në një vizitë një grup studentësh të fakultetit të drejtësisë të Universitetit “Luarasi”, shoqëruar nga pedagogu, Z. Saimir Vishaj.

Në fjalën e saj përshëndetëse, Znj. Llagami, pasi i uroi suksese në rrugëtimin e ardhshëm profesional, u shpreh se diplomimi i brezave të rinj është një provë bindëse për të gjithë, që reforma në drejtësi ka rritur besimin e të rinjve se në sistemin e drejtësisë futen, punojnë dhe promovohen vetëm individë me integritet dhe cilësi të larta profesionale. Gjatë bashkëbisedimit, studentët u njohën me rëndësinë e Këshillit të Lartë Gjyqësor si entiteti përgjegjës  për  mbarëvajtjen e sistemit gjyqësor duke siguruar pavarësi, paanësi, integritet dhe profesionalizëm në këtë sistem.

Në fund të fjalës përmbyllëse, Znj. Llagami shprehu bindjen se tashmë institucionet e drejtësisë janë garantuesit e të drejtave dhe lirive themelore të qytetarëve shqiptarë, si dhe kontribues të sigurtë në zhvillimin dhe integrimin e vendit në Bashkimin Evropian.

Back to top