Njoftim për shtyp, datë 8 Prill 2021
Sot, në datën 08.04.2021, Këshilli i Lartë Gjyqësor zhvilloi mbledhjen plenare të radhës, në të cilën shqyrtoi çështjet si vijon:
Në vijim të procesit të vlerësimit etiko profesional të gjyqtarëve si dhe atij të ngritjes në detyrë, Këshilli vendosi miratimin e raporteve të vlerësimit për gjyqtaret znj.Margarita Buhali dhe znj.Saida Dollani, për periudhën e vlerësimit 2013-2016 dhe për vitin 2019.
Në vijim, në përputhje me dispozitat ligjore, Këshilli vendosi miratimin e raportit vjetor të veprimtarisë së Komisionit të Zhvillimit të Karrierës, për vitit 2020.
Pas shqyrtimit të kërkesës për dorëheqje nga detyra të gjyqtarit Gjykatës së Rrethit Gjyqësor {…}, Këshilli vendosi mbarimin e statusit të magjistratit të {…}, si dhe përfundimin e procedurës së mbarimit të statusit të magjistratit për {…}, gjyqtar i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor {…}.
Në përfundim, Këshilli vendosi ushtrimin e rekursit ndaj vendimit gjyqësor nr. 12 datë 08.02.2021 të Gjykatës Administrative të Apelit Tiranë.