Skip to content Skip to main navigation Skip to footer

Sot, më datë 6 prill 2021, e KLGJ-së, Znj. Naureda Llagami, mori pjesë si e ftuar speciale në “vizitën virtuale” të Zëvendës Ndihmës Sekretarit të Shtetit të Shteteve të  Bashkuara të Amerikës, Z. Matthew Palmer, në Shqipëri.

Sot, më datë 6 prill 2021, Kryetarja e KLGJ-së, Znj. Naureda Llagami, mori pjesë si e ftuar speciale në “vizitën virtuale” të Zëvendës Ndihmës Sekretarit të Shtetit të Shteteve të  Bashkuara të Amerikës, Z. Matthew Palmer, në Shqipëri. Në takim morën pjesë Ambasadorja e SHBA, SH.S.Znj. Yuri Kim, si dhe shumë lidera politik, titullarë institucionesh, e përfaqësues të shoqërisë civile. Ky takim u zhvillua për të riafirmuar rëndësinë e marrëdhënieve SHBA-Shqipëri dhe kjo në kuadrin e festimeve për 30 vjetorin e rivendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve.

Ndër të tjera, Zv.Ndihmës Sekretari Palmer, përforcoi mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për zbatimin e reformës në drejtësi, duke vërejtur përparimin domethënës që është bërë gjatë vitit të fundit. Gjatë një tryeze të rrumbullakët me përfaqësues nga institucionet e drejtësisë, shoqëria civile dhe media, ai i nxiti këta “Kampionë të Reformës në Drejtësi” në përpjekjet e tyre, në mënyrë që populli shqiptar të ketë drejtësi të vërtetë.

Për më shumë informacion mbi këtë takim: https://al.usembassy.gov/sq/vizite-virtuale-e-zv-ndihmes-sekretarit-te-shtetit-te-shba-matthew-palmer-ne-shqiperi/

Back to top