Njoftim për shtyp datë 24 Shtator 2024
Sot, më datë 24.09.2024, Këshilli i Lartë Gjyqësor zhvilloi Mbledhjen Plenare të radhës në të cilën shqyrtoi çështjet si më poshtë:
Këshilli vendosi për miratimin e listës së gjyqtarëve që kanë ose mund të kenë dy vlerësime, një vlerësim, si dhe të gjyqtarëve që nuk kanë e nuk mund të kenë asnjë vlerësim, për efekt të kandidimit në procedurat e lëvizjeve paralele në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, të shpallura me vendimet e Këshillit të Lartë Gjyqësor nr. 489, 490, 491, 492 dhe nr. 493, datë 13.09.2024.
Këshilli vendosi për fillimin e procedurës së verifikimit të kritereve ligjore të kandidimit në procedurën e lëvizjes paralele në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, të shpallur me vendimin nr. 260, datë 16.05.2024, të Këshillit të Lartë Gjyqësor, për kandidatët që nuk kanë dhe nuk mund të kenë asnjë vlerësim.
Këshilli miratoi vendimet për një ndryshim në:
- Vendimin nr. 264, datë 24.05.2024 “Për fillimin e procedurës së verifikimit të kandidatëve për në formimin fillestar për magjistrat, profili gjyqtar, në Shkollën e Magjistraturës, për vitin akademik 2024-2025”, të Këshillit të Lartë Gjyqësor;
- Vendimin nr. 266, datë 24.05.2024 “Për fillimin e procedurës së verifikimit të kritereve ligjore të kandidimit për ngritjen në detyrë në Gjykatën e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar për pozicionin e lirë të shpallur me vendimin nr. 247, datë 02.05.2024 dhe Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm për pozicionet e lira në fushën e të drejtës civile të shpallura me vendimet nr. 244, 245 dhe nr. 246, datë 02.05.2024, të Këshillit të Lartë Gjyqësor”;
- Vendimin nr. 57, datë 07.02.2024 “Për fillimin e procedurës së verifikimit të kritereve ligjore të kandidimit për ngritjen në detyrë në Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm për pozicionet e lira në fushën e të drejtës civile të shpallura me vendimet nr. 239, 240, 241, 242, 243, 244, 245, 246 dhe nr. 247, datë 24.05.2023 dhe Gjykatën Administrative të Apelit për pozicionet e lira të shpallura me vendimet nr. 235, 236, 237 dhe nr. 238, datë 24.05.2023, të Këshillit të Lartë Gjyqësor”;
- Vendimin nr. 66, datë 09.02.2023 “Për fillimin e procedurës së verifikimit të kritereve ligjore të kandidimit për ngritjen në detyrë në: Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, për pozicionet e lira të shpallura me vendimet nr. 499, 500 dhe nr. 501, datë 21.11.2022; si edhe në Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm për pozicionet e lira në fushën e të drejtës penale të shpallura me vendimet nr. 502, 503 dhe nr. 504, datë 21.11.2022, të Këshillit të Lartë Gjyqësor”;
- Vendimin nr. 298, datë 05.06.2024 “Për fillimin e procedurës së verifikimit të kritereve ligjore të kandidimit në procedurat e lëvizjeve paralele në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan/ Durrës/Tiranë/ dhe Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë Tiranë, të shpallura me vendimet nr. 233, 234, 235, 236, 237, 238, 239, 240, 242, 243, datë 02.05.2024 dhe nr. 260, datë 16.05.2024, të Këshillit të Lartë Gjyqësor”.
- Vendimin nr. 294, datë 30.05.2023 “Për fillimin e procedurave të përzgjedhjes së kandidatëve për lëvizje paralele në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë e Durrës për pozicionet e shpallura të lira, përkatësisht me vendimet nr. 11; 12; 13; 14; 15; 16; 17; 18; 19; 20; 21 dhe nr. 24, datë 18.01.2023 të Këshillit të Lartë Gjyqësor”;
- Vendimin nr. 230, datë 26.04.2024 “Për fillimin e procedurave të përzgjedhjes të kandidatëve për lëvizje paralele në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë Tiranë, për pozicionet e lira të shpallura me vendimet nr. 256, 257 dhe nr. 258, datë 24.05.2023, të Këshillit të Lartë Gjyqësor”;
- Vendimin nr. 205, datë 17.04.2024 “Për fillimin e procedurave të përzgjedhjes të kandidatëve për lëvizje paralele në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, Durrës dhe Tiranë për pozicionet e shpallura të lira, përkatësisht me vendimet nr. 249, datë 24.05.2023; nr. 22, 23, datë 18.01.2023 dhe nr. 73, 74, 75, 76, 77, 78, 79, 80, 81, 82, 83, 84, 85 dhe nr. 86, datë 20.02.2024, të Këshillit të Lartë Gjyqësor”.
Pas përcaktimit me short të relatorëve dhe nëpunësve përgjegjës për vlerësimin, Këshilli vendosi fillimin e procedurës së vlerësimit etik dhe profesional me qëllim përcaktimin e nivelit të vlerësimit (gradimin) të gjyqtarëve që kanë kaluar me sukses procesin e rivlerësimit.
Këshilli vendosi caktimin e relatorit në procedurat e vlerësimit etik dhe profesional të gjyqtarëve të papërfunduar nga relatorët znj. Emona Muçi dhe znj. Yllka Rupa.
Pas përcaktimit me short të relatorëve dhe nëpunësve përgjegjës për vlerësimin, Këshilli vendosi për fillimin e procedurës së vlerësimit etik dhe profesional për gjyqtarët pjesë e programit të vlerësimeve për vitin 2024.
Këshilli, pas procedurës të shortit, miratoi vendimin për fillimin e procedurës së vlerësimit etik dhe profesional për gjyqtaret znj. {…} dhe znj. {…}, pjesë e programit të vlerësimeve për vitin 2024.
Në vijim, Këshilli vendimi për fillimin e procedurës së verifikimit të kritereve ligjore të kandidimit në procedurat e lëvizjeve paralele në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, të shpallura me vendimet nr. 489, 490, 491, 492 dhe nr. 493, datë 13.09.2024, të Këshillit të Lartë Gjyqësor.
Këshilli vendosi për caktimin e relatorit në procedurat e verifikimit të kancelarëve në detyrë dhe kualifikimit dhe vijimin e procedurave të emërimit në shërbimin civil gjyqësor të kandidatëve që kanë përfunduar programin e formimit fillestar për ndihmës ligjor në Shkollën e Magjistraturës, viti akademik 2023-2024, të papërfunduara për shkak të mbarimit të mandatit të anëtarit të Këshillit të Lartë Gjyqësor, znj. Fatmira Luli.
Këshilli miratoi vendimin për përfundimin pa vendim përfundimtar të procedurës së vlerësimit etik dhe profesional, për periudhën e vlerësimit 2017-2019, për gjyqtarin z. {…}.
Këshilli miratoi vendimet për shfuqizimin e vendimeve nr. 436, 437 dhe nr. 438, datë 19.07.2023, të Këshillit të Lartë Gjyqësor për “Pezullimin e procedimeve disiplinore të filluara ndaj ish magjistratit z. {…}, me funksion gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor {…}” dhe vijimin e shqyrtimit të tyre duke caktuar seancës dëgjimore më datë 16.10.2024, ora 11:00.
Këshilli miratoi vendimin për mosfillimin e procedurës së vlerësimit etik dhe profesional me qëllim përcaktimin e nivelit të vlerësimit (gradimin), për periudhën e vlerësimit 2013-2016, për gjyqtaren znj. {…}.
Këshilli vendosi për përfundimin e procedurës së ngritjes në detyrë në Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, për pozicionet e lira në fushën e të drejtës civile, të shpallura me vendimin nr. 244 dhe nr. 246, datë 02.05.2024, për kandidaten znj. {…}.
Në përfundim të mbledhjes, Këshilli vendosi kualifikimin e kandidates znj. Anila Karanxha dhe vijimin e procedurave të ngritjes në detyrë në Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, për pozicionet e lira në fushën e të drejtës civile, të shpallura me vendimet nr. 242, nr. 244, nr. 247, datë 24.05.2023, të Këshillit të Lartë Gjyqësor.