Njoftim për shtyp datë 25 Shtator 2024
Sot, më datë 25.09.2024, Këshilli i Lartë Gjyqësor zhvilloi Mbledhjen Plenare të radhës në të cilën shqyrtoi çështjet si më poshtë:
Këshilli vendosi për përfundimin e procedurës së lëvizjes paralele në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për kandidatët:
• Z. Sokol Shehu për pozicionet e lira në fushën e të drejtës civile/penale, të shpallura me vendimet nr. 79, 80 dhe nr. 81 datë 20.02.2024;
• Znj. Matilda Fetau për pozicionet e lira në fushën e të drejtës penale dhe civile, të shpallura me vendimet nr. 76 dhe nr. 81, datë 20.02.2024.
Në vijim, Këshilli miratoi vendimet për kualifikimin e kandidatëve dhe vijimin e procedurave së lëvizjeve paralele në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë për:
• Z. Artan Çupi për pozicionin e lirë në fushën e të drejtës penale, të shpallur me vendimin nr. 493, datë 13.09.2024, të Këshillit të Lartë Gjyqësor;
• Z. Sokol për pozicionet e lira në fushën e së drejtës penale të shpallura me vendimet nr. 492 dhe nr. 493, datë 13.09.2024, të Këshillit të Lartë Gjyqësor;
• Znj. Matilda Fetau për pozicionet e lira në fushën e të drejtës penale, të shpallura me vendimin nr. 491 dhe nr. 493, datë 13.09.2024, të Këshillit të Lartë Gjyqësor.
Këshilli vendosi për hapjen e procedurës së transferimit të përkohshëm për 3 (tre) pozicione të lira në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë.
Pas shprehjes së pëlqimit nga ana e magjistratëve, Këshilli miratoi vendimet për transferimin e përkohshëm të gjyqtarëve:
• Znj. Matilda Fetau në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë;
• Z. Sokol Shehu në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë;
• Z. Artan Çupi në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë.
Këshilli miratoi vendimin për fillimin e procedurës së përzgjedhjes për ngritjen në detyrë në Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, për pozicionin e lirë në fushën e së drejtës civile të shpallur me vendimin nr. 242, datë 24.05.2023 dhe Gjykatën Administrative të Apelit për pozicionin e lirë të shpallur me vendimin nr. 235, datë 24.05.2024, të Këshillit të Lartë Gjyqësor.
Këshilli i Lartë Gjyqësor vendosi pakësimin e fondeve në programin 01110 dhe 03310 dhe rishpërndarjen (transferimin) e fondeve buxhetore në programin 03310, për vitin buxhetor 2024.
Gjithashtu, Këshilli vendosi caktimin e relatorit në procedurat e kualifikimit dhe vijimin e procedurave të emërimit në shërbimin civil gjyqësor të kandidatëve që kanë përfunduar programin e formimit fillestar për ndihmës ligjor në Shkollën e Magjistraturës, viti akademik 2023-2024, të papërfunduara nga relatorja, znj. Gentiana Muçaj.