Kryetarja e Këshillit të Lartë Gjyqësore, Znj. Llagami, së bashku me një grup gjyqtarësh të seksionit penal nga gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjitshëm pritën në një takim pune Ambasadorin Britanik, Sh.T. Z. Alastair King-Smith.
Sot më datë 05.06.2024, Kryetarja e Këshillit të Lartë Gjyqësore, Znj. Llagami, së bashku me një grup gjyqtarësh të seksionit penal nga gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjitshëm pritën në një takim pune Ambasadorin Britanik, Sh.T. Z. Alastair King-Smith.
Qëllimi i këtij takimi ishte diskutimi mbi Marrëveshjen e ratifikuar ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Mbretërisë së Bashkuar të Britanisë së Madhe dhe Irlandës së Veriut mbi transferimin e personave të dënuar, me fokus identifikimin e sfidave dhe vështirësitë që gjyqtarët kanë hasur gjatë zbatimit praktik të kësaj marrëveshjeje.
Ky takim punë vjen në vazhdën e një serie takimesh informuese dhe ndërgjegjësuese që Këshilli së bashku me Ambasadën Britanike në Tiranë kanë zhvilluar. Takime këto të cilat kanë shërbyer si forume diskutimesh në funksion të shkëmbimit të eksperiencave midis gjyqtarëve shqiptar edhe atyre britanik për të mundësuar zbatimin sa më të mirë të kësaj marrëveshjeje.