Skip to content Skip to main navigation Skip to footer

Njoftim Për Shtyp datë 05 Qershor 2024

Sot, në datë 05.06.2024, Këshilli i Lartë Gjyqësor zhvilloi Mbledhjen Plenare të radhës në të cilën shqyrtoi çështjet si më poshtë:

Këshilli vendosi miratimin e rregullores “Për pezullimin dhe ndërprerjen e marrëdhënies në shërbimin civil gjyqësor”.

Gjithashtu, Këshilli miratoi raportin për vlerësimin etik dhe profesional të gjyqtares znj. {…}, me qëllim gradimi, për periudhën e vlerësimit 2013-2016.

Këshilli i Lartë Gjyqësor miratoi vendimin për përfundimin e procedurës së lëvizjes paralele në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për pozicionin e lirë në fushën e të drejtës civile, të shpallur me vendimin nr. 79, datë 20.02.2024, për kandidaten znj. Sonjela Voskopi, për shkak të dorëheqjes së saj nga kandidimi.

Këshilli miratoi vendimin për përfundimin e procedurës së ngritjes në detyrë në Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, për pozicionin e lirë në fushën e të drejtës civile, të shpallur me vendimin nr. 239, datë 24.05.2023, për kandidaten znj. Engjëlluese Tahiri, për shkak të dorëheqjes së saj nga kandidimi.

Në vijim, Këshilli vendosi përfundimin e procedurës së ngritjes në detyrë në Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, për pozicionin e lirë në fushën e të drejtës civile, të shpallur me vendimin nr. 244, datë 24.05.2023, për kandidaten znj. Marinela Osmani, për shkak të dorëheqjes së saj nga kandidimi.

Këshilli i Lartë Gjyqësor miratoi vendimet përkatëse për renditjen e kandidatëve në procedurat e lëvizjes paralele në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë Tiranë, për pozicionet e lira të shpallura me vendimet nr. 256, 257 dhe 258, datë 24.05.2023 të Këshillit të Lartë Gjyqësor.

Këshilli vendosi për miratimin e listës së gjyqtarëve që kanë ose mund të kenë dy vlerësime, një vlerësim, si dhe të gjyqtarëve që nuk kanë e nuk mund të kenë asnjë vlerësim, për efekt të kandidimit në procedurat e lëvizjeve paralele në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, Durrës, Tiranë, Fier, si dhe në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë Tiranë, të shpallura me vendimet e Këshillit të Lartë Gjyqësor nr. 233, 234, 235, 236, 237, 238, 239, 240, 241, 242 dhe 243, datë 02.05.2024.

Pas procedurës së shortit, Këshilli vendosi për fillimin e procedurës së verifikimit të kritereve ligjore të kandidimit në procedurat e lëvizjeve paralele në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, Durrës, Tiranë dhe Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë Tiranë, të shpallura me vendimet nr. 233, 234, 235, 236, 237, 238, 239, 240, 242, 243, datë 02.05.2024 dhe nr. 260, datë 16.05.2024 të Këshillit të Lartë Gjyqësor.

Në përfundim, Këshilli vendosi caktimin e gjyqtarëve për gjykimin e çështjes gjyqësore të veçantë në gjykatë tjetër, të ndryshme nga ajo ku ushtrojnë funksionet në mënyrë të përhershme.

Back to top