Njoftim për Shtyp datë 09 Maj 2024
Sot, në datë 09.05.2024, Këshilli i Lartë Gjyqësor zhvilloi Mbledhjen Plenare të radhës në të cilën shqyrtoi çështjet si më poshtë:
Këshilli miratoi aktin e rëndësishëm të “Strategjisë për uljen e numrit të çështjeve të prapambetura në gjykata”.
Më tej, Këshilli miratoi raportin vlerësues të Grupit të Punës “Për hartimin e strategjisë për uljen e numrit të çështjeve të prapambetura në gjykata”, për rritjen e numrit të përgjithshëm të gjyqtarëve në Republikën e Shqipërisë.
Këshilli i Lartë Gjyqësor miratoi projektudhëzimin “Për miratimin e kritereve dhe procedurave për analizimin dhe klasifikimin e çështjeve të prapambetura dhe çështjeve të reja që regjistrohen në gjykatë”.
Gjithashtu, Këshilli miratoi vendimin për disa shtesa dhe ndryshime në vendimin nr.78, datë 30.05.20219 të Këshillit të Lartë Gjyqësor “Për kalendarin e shqyrtimit të çështjeve në Gjykatën e Apelit”.
Këshilli vendosi refuzimin e kërkesës së gjyqtarit z. {…} për përjashtimin e relatores znj. {…} nga procedura e vlerësimit etik dhe profesional, për periudhën 2017-2019.
Ndër të tjera, Këshilli vendosi refuzimin e kërkesës së z. {…} për përjashtimin e relatorit dhe të anëtarëve të Komisionit të Zhvillimit të Karrierës, nga procedurat për të cilat ai ka kandiduar për lëvizje paralele në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë Tiranë.
Në përfundim, Këshilli vendosi për caktimin e gjyqtarit për gjykimin e çështjes gjyqësore të veçantë në gjykatë tjetër, të ndryshme nga ajo ku ushtron funksionet në mënyrë të përhershme.