Njoftim për Shtyp datë 09 Prill 2024
Sot, në datë 09.04.2024, Këshilli i Lartë Gjyqësor zhvilloi Mbledhjen Plenare të radhës, në të cilën shqyrtoi çështjet si më poshtë:
Këshilli zhvilloi seancën dëgjimore për shqyrtimin e kërkesës së Inspektorit të Lartë të Drejtësisë për fillimin e procedimit disiplinor ndaj magjistrates znj. {…} me funksion gjyqtare pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm {…} dhe në përfundim të saj vendosi shkarkimin nga detyra të magjistrates.
Gjithashtu, Këshilli zhvilloi seancën dëgjimore për shqyrtimin e kërkesës së Inspektorit të Lartë të Drejtësisë për fillimin e procedimit disiplinor ndaj magjistratit z. {…}, me funksion gjyqtar pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm {…} dhe në përfundim të saj vendosi pezullimin e procedimit disiplinor të filluar ndaj magjistratit deri në marrjen e formës së prerë të vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.
Në vijim, Këshilli vendosi caktimin me short të relatorit për procedimin disiplinor, të filluar nga Inspektori i Lartë i Drejtësisë, ndaj magjistrates znj. {…} me funksion gjyqtare pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm {…}.
Këshilli miratoi raportin për vlerësimin etik dhe profesional të gjyqtarit z. {…} për periudhën 2020-2022.
Më tej, Këshilli zhvilloi seancën dëgjimore për shqyrtimin e kërkesës së Inspektorit të Lartë të Drejtësisë për fillimin e procedimit disiplinor ndaj magjistratit z. {…} me funksion gjyqtar pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm {…} dhe në përfundim të saj vendosi shtyrjen e seancës për në datën 18.04.2024.
Këshilli miratoi vendimin për përfundimin e procedurës së ngritjes në detyrë në Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për pozicionin e lirë në fushën e të drejtës civile, të shpallur me vendimin nr. 245, datë 24.05.2023, për kandidatin z. {…} për shkak të dorëheqjes së tij nga kandidimi.
Ndër të tjera, Këshilli vendosi për kualifikimin dhe vijimin e procedurës së lëvizjes paralele në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës për kandidatët:
• Z. {…} për pozicionet e lira në fushën e të drejtës civile dhe penale, të shpallura me vendimet nr. 84 dhe nr.86, datë 20.02.2024, të Këshillit të Lartë Gjyqësor;
• Z. {…} për pozicionin e lirë në fushën e të drejtës penale, të shpallur me vendimin nr.86, datë 20.02.2024, të Këshillit të Lartë Gjyqësor;
• Z. {…} për pozicionin e lirë në fushën e të drejtës penale, të shpallur me vendimin nr.86, datë 20.02.2024, të Këshillit të Lartë Gjyqësor;
• Z. {…} për pozicionin e lirë në fushën e të drejtës penale, të shpallur me vendimin nr.85, datë 20.02.2024, të Këshillit të Lartë Gjyqësor;
• Z. {…} për pozicionin e lirë në fushën e të drejtës penale, të shpallur me vendimin nr.86, datë 20.02.2024, të Këshillit të Lartë Gjyqësor.
Gjithashtu, Këshilli miratoi vendimin për kualifikimin dhe vijimin e procedurës së lëvizjes paralele në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë dhe Durrës, për kandidatët:
• Znj. {…} për pozicionet e lira në fushën e të drejtës civile, të shpallura me vendimet nr.74, nr. 82 dhe nr. 83 datë 20.02.2024, të Këshillit të Lartë Gjyqësor;
• Z. {…} për pozicionin e lirë në fushën e të drejtës civile, të shpallur me vendimin nr. 73, nr. 78 dhe nr. 83, datë 20.02.2024, të Këshillit të Lartë Gjyqësor.
Këshilli vendosi për kualifikimin dhe vijimin e procedurës së lëvizjes paralele në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për kandidatët:
• Znj. {…} për pozicionin e lirë në fushën e të drejtës penale, të shpallur me vendimin nr.80, datë 20.02.2024, të Këshillit të Lartë Gjyqësor;
• Znj. {…} për pozicionet e lira në fushën e të drejtës civile dhe penale, të shpallura me vendimet nr.79, nr. 80 dhe nr. 81 datë 20.02.2024, të Këshillit të Lartë Gjyqësor;
• Z. {…} për pozicionet e lira në fushën e të drejtës penale, të shpallura me vendimet nr. 80 dhe nr. 81, datë 20.02.2024, të Këshillit të Lartë Gjyqësor;
• Znj. {…} për pozicionet e lira në fushën e të drejtës civile, të shpallura me vendimet nr. 73, nr.75 dhe nr. 78, datë 20.02.2024, të Këshillit të Lartë Gjyqësor;
• Z. {…} për pozicionin e lirë në fushën e të drejtës civile, të shpallur me vendimin nr. 77, datë 20.02.2024, të Këshillit të Lartë Gjyqësor.