Skip to content Skip to main navigation Skip to footer

Njoftim për shtyp datë 06 Mars 2024

Sot, në datë 06.03.2024, Këshilli i Lartë Gjyqësor zhvilloi Mbledhjen Plenare të radhës, në të cilën shqyrtoi çështjet si më poshtë:

Këshilli miratoi vendimet përkatëse për verifikimin e plotësimit të tre kritereve të kandidimit, për ngritjen në detyrë në Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm dhe vijimin e procedurës së verifikimit për kriteret e tjera ligjore të kandidimit, për kandidatët:

• Znj. {…} për pozicionet e lira në fushën e së drejtës civile, të shpallura me vendimet nr.239, nr.240, nr.243, datë 24.05.2023 të Këshillit të Lartë Gjyqësor;
• Znj. {…} për pozicionin e lirë në fushën e të drejtës civile, të shpallur me vendimin nr. 239, datë 24.05.2023 të Këshillit të Lartë Gjyqësor;
• Znj. {…} për pozicionet e lira në fushën e të drejtës civile, të shpallura me vendimet nr. 242, 244, 247, datë 24.05.2023, të Këshillit të Lartë Gjyqësor;
• Znj. {…} për pozicionin e lirë në fushën e të drejtës civile, të shpallur me vendimin nr. 244, datë 24.05.2023, të Këshillit të Lartë Gjyqësor;
• Z. {…} për pozicionet e lira në fushën e të drejtës civile, të shpallura me vendimet nr. 244, 246, 247 datë 24.05.2023, të Këshillit të Lartë Gjyqësor;
• Znj. {…} për pozicionin e lirë në fushën e të drejtës civile, të shpallur me vendimin nr. 240, datë 24.05.2023, të Këshillit të Lartë Gjyqësor;

Si dhe, për verifikimin e plotësimit të tre kritereve të kandidimit, për ngritjen në detyrë në Gjykatën Administrative të Apelit dhe vijimin e procedurës së verifikimit për kriteret e tjera ligjore të kandidimit, për kandidatët:

• Znj. {…} për pozicionet e lira të shpallura me vendimet nr. 235, 238, datë 24.05.2023, të Këshillit të Lartë Gjyqësor;
• Znj. {…} për pozicionet e lira të shpallura me vendimet nr. 236, nr.237, nr.238, datë 24.05.2023, të Këshillit të Lartë Gjyqësor;
• Znj. {…} për pozicionet e lira të shpallura me vendimet nr. 236, nr.237, nr.238, datë 24.05.2023, të Këshillit të Lartë Gjyqësor;
• Znj. {…} për pozicionet e lira të shpallura me vendimet nr. 236, nr.237, nr.238, datë 24.05.2023, të Këshillit të Lartë Gjyqësor;
• Znj. {…} për pozicionet e lira të shpallura me vendimet nr. 236, nr.237, nr.238, datë 24.05.2023, të Këshillit të Lartë Gjyqësor.

Gjithashtu, Këshilli miratoi vendimin për përfundimin e procedurës së ngritjes në detyrë në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, për pozicionin e lirë të shpallur me vendimin nr. 500, datë 21.11.2022, për kandidaten znj. {…}.

Këshilli vendosi për një ndryshim në vendimin nr. 57, datë 07.02.2024 “Për fillimin e procedurës së verifikimit të kritereve ligjore të kandidimit për ngritjen në detyrë në Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm për pozicionet e lira në fushën e të drejtës civile të shpallura me vendimet nr. 239, 240, 241, 242, 243, 244, 245, 246 dhe nr. 247, datë 24.05.2023 dhe Gjykatën Administrative të Apelit për pozicionet e lira të shpallura me vendimet nr. 235, 236, 237 dhe 238, datë 24.05.2023 të Këshillit të Lartë Gjyqësor”.

Në vijim, Këshilli vendosi për përfundimin e procedurës së ngritjes në detyrë në Gjykatën e Lartë, për pozicionin e lirë të shpallur me vendimin nr. 178, datë 11.05.2022 për kandidatin z. {…}.

Këshilli i Lartë Gjyqësor vendosi për deklarimin e përfunduar, pa një vendim përfundimtar të shqyrtimit të kërkesave të Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Tiranë për caktimin e gjyqtarëve për gjykimin e çështjeve gjyqësore të veçanta në gjykata të tjera, të ndryshme nga ajo ku ushtrojnë funksionet në mënyrë të përhershme.

Gjatë mbledhjes, Këshilli vendosi të shqyrtohej dhe miratohej edhe vendimi për caktimin e gjyqtarit për gjykimin e çështjes gjyqësore të veçantë në gjykatë tjetër, të ndryshme nga ajo ku ushtron funksionin në mënyrë të përhershme.

Back to top