Kryetarja e Këshillit të Lartë Gjyqësor, znj. Naureda Llagami, zhvilloi takime dyditore me përfaqësues të Komisionit Evropian nga Drejtoria e Përgjithshme për Drejtësinë dhe ajo për Fqinjësinë dhe Negociatat për Zgjerimin
Në datat 20-21 mars, Kryetarja e Këshillit të Lartë Gjyqësor, znj. Naureda Llagami, zhvilloi takime dyditore me përfaqësues të Komisionit Evropian nga Drejtoria e Përgjithshme për Drejtësinë dhe ajo për Fqinjësinë dhe Negociatat për Zgjerimin.
Në takimin e Nënkomitetit të 15-të të Drejtësisë, Lirisë dhe Sigurisë, znj. Llagami, raportoi mbi ecurinë e zbatimit të reformës në sistemin e drejtësisë, me fokus tek paketa e masave për rritjen e funksionalitetit të sistemit gjyqësor.
Çështjet e garantimit të pavarësisë, efiçencës dhe llogaridhënies u diskutuam më gjerësisht gjatë takimit bilateral zhvilluar në kuadër të hartimit të Raportit mbi Shtetin e së Drejtës për 2024 (Rule of Law Report), ku Shqipëria bëhet pjesë për herë të parë.