Njoftim për shtyp datë 29 Shkurt 2024
Sot, në datë 29.02.2024, Këshilli i Lartë Gjyqësor zhvilloi Mbledhjen Plenare të radhës, në të cilën shqyrtoi çështjet si më poshtë:
Këshilli zhvilloi seancën dëgjimore për shqyrtimin e kërkesës së Inspektorit të Lartë të Drejtësisë për fillimin e procedimit disiplinor ndaj magjistrates znj. {…} me funksion gjyqtare pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm {…} dhe në përfundim të saj vendosi pezullimin e procedimit disiplinor të filluar ndaj magjistrates deri në marrjen e formës së prerë të vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.
Gjithashtu, Këshilli zhvilloi seancën dëgjimore për shqyrtimin e kërkesës së Inspektorit të Lartë të Drejtësisë për fillimin e procedimit disiplinor ndaj magjistrates znj. {…} me funksion gjyqtare pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm {…} dhe në përfundim të saj vendosi shtyrjen e seancës për në datën 13.03.2024.
Këshilli miratoi vendimin për përfundimin e kohëzgjatjes së komandimit të gjyqtares znj. Esmerilda Habili në pozicionin e “nëpunësit përgjegjës për vlerësimin” në Njësinë e Vlerësimit Profesional dhe Etik të Gjyqtarëve në Këshillin e Lartë Gjyqësor.
Më tej, Këshilli vendosi për dhënie leje të papaguar gjyqtares znj. {…}.
Këshilli miratoi vendimin për deklarimin e përfunduar pa një vendim përfundimtar të procedurës së verifikimit të pasurisë dhe figurës për z. {…}.
Ndër të tjera Këshilli vendosi për deklarimin e përfunduar, pa një vendim përfundimtar të shqyrtimit të kërkesave të Gjykatës Administrative të Apelit për caktimin e gjyqtarëve për gjykimin e çështjeve gjyqësore të veçanta në gjykata të tjera, të ndryshme nga ajo ku ushtrojnë funksionet në mënyrë të përhershme.
Këshilli i Lartë Gjyqësor shqyrtoi dhe më pas miratoi vendimet për përsëritjen e transferimit të përkohshëm të gjyqtarëve z. {…} dhe z. {…} në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, si dhe të gjyqtarëve z. {…} dhe znj. {…} në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë.
Në vijim, Këshilli vendosi për caktimin e seancës dëgjimore për shqyrtimin e kërkesës së Inspektorit të Lartë të Drejtësisë për fillimin e procedimit disiplinor ndaj magjistratit z. {…} me funksion gjyqtar pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm {…} në datën 19.03.2024.
Në përfundim, Këshilli vendosi për përfundimin para afatit të komandimit të z. {…}.