Skip to content Skip to main navigation Skip to footer

Kryetarja e Këshillit të Lartë Gjyqësor, znj. Naureda Llagami, priti në një takim pune misionin e vlerësuesve të programit MATRA, të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Holandës, znj. Zeineb Romdhane dhe z. Bastiaan Limonard.

Sot, më datë 29.02.2024, Kryetarja e Këshillit të Lartë Gjyqësor, znj. Naureda Llagami, priti në një takim pune misionin e vlerësuesve të programit MATRA, të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Holandës, znj. Zeineb Romdhane dhe z. Bastiaan Limonard.

Takimi u fokusua në bashkëpunimin e Këshillit me projektet përfituese nga programi MATRA, të cilat kanë mbështetur Këshillin në përmbushjen e misionit për një sistem gjyqësor të pavarur, profesional dhe me integritet të lartë, që meriton besimin e publikut.

Bashkëbiseduesit diskutuan mbi rëndësinë, koherencën, dhe efektivitetin e pragramit, duke u ndalur në mënyrë të vecantë tek shkëmbimi i eksperiencave në funksion të rritjes së performancës së shërbimeve gjyqësore.

Back to top