Skip to content Skip to main navigation Skip to footer

Sot, në datën 12.12.2023, u zhvillua ceremonia e mirëseardhjes dhe fillimit të detyrës së re për anëtarët e rinj të Këshillit të Lartë Gjyqësor, të zgjedhur nga Mbledhja e Përgjithshme e Gjyqtarëve në datën 09.10.2023

Sot, në datën 12.12.2023, u zhvillua ceremonia e mirëseardhjes dhe fillimit të detyrës së re për anëtarët e rinj të Këshillit të Lartë Gjyqësor, të zgjedhur nga Mbledhja e Përgjithshme e Gjyqtarëve në datën 09.10.2023.

Në ceremoninë e organizuar me këtë rast ishin të pranishëm anëtarët e rinj të Këshillit të Lartë Gjyqësor, znj. Emona Muçi, zgjedhur nga gjykatat e apelit, znj. Gentiana Muçaj dhe z. Markelian Koça zgjedhur nga gjykatat e shkallës së parë.

Në fjalën e saj përshëndetëse, Kryetarja e Këshillit të Lartë Gjyqësor znj. Naureda Llagami ju uroi mirëseardhjen tre anëtarëve të rinj të Këshillit të Lartë Gjyqësor duke i uruar suksese në kuadër të përmbushjes së detyrave kushtetuese dhe çuarjen më tej të proceseve të rëndësishme në sistemin gjyqësor.

Njëkohësisht, znj. Llagami falenderoi tre anëtarët të cilët përfunduan sot mandatin, znj. Brikena Ukperaj, znj. Marçela Shehu dhe z. Dritan Hallunaj, për punën e kryer dhe kontributin e vyer dhënë përgjatë këtyre viteve.

Në përfundim të mbledhjes plenare të zhvilluar sot, Këshilli vendosi deklarimin e mbarimit të mandatit të anëtarit të Këshillit të Lartë Gjyqësor të znj. Brikena Ukperaj, znj. Marçela Shehu dhe z. Dritan Hallunaj.

Back to top