Njoftim për shtyp datë 7 Dhjetor 2023
Sot, në datë 07.12.2023, Këshilli i Lartë Gjyqësor zhvilloi Mbledhjen Plenare të radhës, në të cilën shqyrtoi çështjet si më poshtë:
Këshilli zhvilloi seancën dëgjimore për shqyrtimin e procedimit disiplinor të filluar ndaj magjistratit, z. {…} me funksion gjyqtar pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm {…} dhe pas shqyrtimit të projektaktit, vendosi mbylljen e procedimit disiplinor të filluar ndaj magjistratit.
Më tej, Këshilli miratoi vendimin për rindarjen me short të çështjeve gjyqësore.
Pas përcaktimit me short, Këshilli vendosi për fillimin e procedurës së vlerësimit etik dhe profesional me qëllim përcaktimin e nivelit të vlerësimit (gradimin) të gjyqtarëve që kanë kaluar me sukses procesin e rivlerësimit.
Këshilli shqyrtoi dhe miratoi raportet për vlerësimin etik dhe profesional të gjyqtarëve, znj. {…}, me qëllim gradimi, për periudhën e vlerësimit 2013-2016; znj. {…}, për vitin 2022; z. {…}, për vitin 2019 dhe z. {…}, për vitin 2021.
Gjithashtu, Këshilli vendosi për dërgimin e emrit të kandidatit i cili ka aplikuar për t’u komanduar në pozicionin “ndihmësmagjistrat” në Gjykatën Kushtetuese.
Këshilli vendosi të shtyjë shqyrtimin e projektvendimeve:
“Për fillimin e procedurës së transferimit të gjyqtarit z. {…} për shkak të suprimimit të pozicionit në gjykatën ku është caktuar në mënyrë të përhershme”;
“Për fillimin e procedurës së transferimit të gjyqtares znj. {…} për shkak të suprimimit të pozicionit në gjykatën ku është caktuar në mënyrë të përhershme”;

“Për fillimin e procedurës së transferimit të gjyqtarit z. {…} për shkak të suprimimit të pozicionit në gjykatën ku është caktuar në mënyrë të përhershme”.
Ndër të tjera, Këshilli miratoi vendimin për komandimin e gjyqtarit z. Gentian Jahjolli në pozicionin këshilltar juridik në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut.
Këshilli vendosi për pranimin në shërbimin civil gjyqësor të znj. Isabela Tafili për pozicionin e ndihmësit ligjor në Njësinë e Shërbimit Ligjor pranë Gjykatës Administrative të Apelit.
Në vijim, Këshilli vendosi për caktimin e seancës dëgjimore për shqyrtimin e kërkesës së Inspektorit të Lartë të Drejtësisë për fillimin e procedimit disiplinor ndaj magjistratit z. {…} me funksion gjyqtar në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë {…}.
Këshilli miratoi kualifikimin, për në formimin fillestar në Shkollën e Magjistraturës, për magjistrat, profili gjyqtar, për vitin akademik 2023-2024 të kandidatëve:
• Z. Rej Beqiraj;
• Z. Mehmet Dardha.
Në përfundim, Këshilli vendosi të shtyjë shqyrtimin e projektvendimeve “Për kualifikimin dhe lejimin për të marrë pjesë në provimin e vlerësimit profesional të kancelarit në detyrë në Gjykatën Administrative të Apelit {…} z. {…}”/ “Për skualifikimin dhe ndërprerjen e marrëdhënies së punës së kancelarit në detyrë në gjykatën Administrative të Apelit {…} z. {…}”.