Skip to content Skip to main navigation Skip to footer

Këshilli i Lartë Gjyqësor organizoi një tryezë të rrumbullakët me temë “Rritja e transparencës dhe aksesit në veprimtarinë e sistemit gjyqësor”, në qytetin e Vlorës.

Në datat 23 – 24 nëntor, në kuadër të zbatimit të projektit EU4Justice, Këshilli i Lartë Gjyqësor organizoi një tryezë të rrumbullakët me temë “Rritja e transparencës dhe aksesit në veprimtarinë e sistemit gjyqësor”, në qytetin e Vlorës.

Të pranishëm në këtë aktivitet ishin znj. Naureda Llagami, Kryetare e Këshillit të Lartë Gjyqësor, anëtarët e Këshillit të Lartë Gjyqësor, z. Arturo Valdés dhe z. Arben Lila përfaqësues të Projektit EU4Justice si  dhe zëvendëskryetarët respektivë të gjykatave.

Qëllimi i kësaj tryeze të rrumbullakët ishte forcimi i dialogut konstruktiv midis Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe gjykatave për të mundësuar vlerësimin dhe adresimin më të mirë të sfidave dhe kërkesave që lidhen me transparencën dhe vizibilitetin publik të veprimtarisë gjyqësore.

Në tryezë u zhvilluan diskutime të hapura dhe proaktive midis pjesëmarrësve, me fokus të veçantë hartimin e një sërë masash efektive për të rritur transparencën e sistemit gjyqësor, duke forcuar kështu besimin e publikut në sistemin gjyqësor.

 

Back to top