Skip to content Skip to main navigation Skip to footer

Njoftim për shtyp datë 30 Nëntor 2023

Sot, në datë 30.11.2023, Këshilli i Lartë Gjyqësor zhvilloi Mbledhjen Plenare të radhës, në të cilën shqyrtoi çështjet si më poshtë:

Këshilli miratoi vendimin për dhënie leje të papaguar gjyqtarit z. {…}.

Gjithashtu, Këshilli miratoi raportin për vlerësimin etik dhe profesional të gjyqtares znj. {…}, për vitin 2022.

Më tej, Këshilli vendosi për mosfillimin e procedures së vlerësimit etik dhe profesional me qëllim përcaktimin e nivelit të vlerësimit (gradimin) të gjyqtarit z. {…}, për periudhën e vlerësimit 2013-2016.

Këshilli shqyrtoi dhe miratoi vendimin për shfuqizimin e vendimeve nr. 304, datë 14.02.2013 dhe nr. 354 datë 19.07.2013 të ish-Këshillit të Lartë të Drejtësisë për pezullimin e procedimit disiplinor ndaj magjistratit z. {…} dhe vijimin e shqyrtimit.

Në vijim, Këshilli vendosi për përfundimin pa një vendim përfundimtar të procedurës së verifikimit të pasurisë dhe figurës për z. {…}.

Në respektim të dispozitave ligjore, Këshilli miratoi vendimet për kualifikimin për emërim në shërbimin civil gjyqësor të znj. Isabela Tafili për pozicionin e ndihmësit ligjor në Njësitë e Shërbimit Ligjor pranë gjykatave të apelit, si dhe të znj. Romina Elezi për pozicionin e këshilltarit ligjor në Njësitë e Shërbimit Ligjor pranë Gjykatës së Lartë.

Back to top