N j o f t i m për shpallje konkurimi për vend të lirë pune, nëpërmjet procedurës së lëvizjes paralele dhe të pranimit në shërbimin civil, në kategorinë ekzekutive.
Në zbatim të ligjit nr. 152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, neni 22 dhe neni 25, si dhe VKM nr. 243, datë 18.3.2015 “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”, i ndryshuar, Kreu II, III, IV dhe VII, Këshilli i Lartë Gjyqësor, njofton shpalljen e konkurimit për vend të lirë pune nëpërmjet procedurës së lëvizjes paralele dhe të pranimit në shërbimin civil, për kategorinë ekzekutive (të dy procedurat zhvillohen në të njëjtën kohë), si më poshtë:
– 1 (një) vend, në pozicionin Specialist, Sektori i Suportit të Menaxhimit të Çështjeve (kategoria ekzekutive, IV-1), Drejtoria IT dhe Menaxhimit të Çështjeve, në Departamentin e Administrimit të Gjykatave dhe Teknologjisë së Informacionit, pranë Këshillit të Lartë Gjyqësor.
Kërkesa të përgjithshme, kandidati duhet të plotësojë të gjitha kërkesat e përgjithshme për pranimin në shërbimin civil, sipas nenit 21, të ligjit nr. 152/2013 ”Për nëpunësin civil”, i ndryshuar.
Përshkrimi i përgjithshëm i punës, për pozicionin Specialist, Sektori i Suportit të Menaxhimit të Çështjeve, është si më poshtë:
– Ofrimin e asistencës teknike për gjykatat në përdorimin e sistemit elektronik të menaxhimit të çështjeve gjyqësore ICMIS.
– Përmirësimin periodik të sistemit ICMIS, për të siguruar zbatimin e kërkesave funksionale të gjykatave, të vetë Këshillit dhe të organeve të tjera brenda sistemit të drejtësisë, si dhe për të reflektuar ndryshimet në ligjet procedurale (si ndryshimet në ligjislacionin penal).
– Mban kontakte me subjektet mirëmbajtëse të sistemeve të teknologjisë së informacionit që përdoren në gjykata me qëllim zgjidhjen sa më të shpejtë të problemeve të ndryshme që lindin në përmbushjen e detyrave, me miratim të Drejtorit të Drejtorisë.
– Përditëson dhe vë në dijeni gjykatat për të gjitha rregulloret, procedurat, manualet e brendshme apo të jashtme për sigurimin e saktësisë dhe sigurisë së të dhënave dhe mbrojtjen e të dhënave personale të aprovuara nga Drejtoria e IT dhe Qendra e Teknologjisë së Informacionit për Sistemin e Drejtësisë.
– Merr pjesë në Menaxhimin, Koordinimin, Monitorimin dhe mbikëqyrjen e përdorimit të teknologjisë së informacionit në gjykata, në bashkëpunim me Qendrën e Teknologjisë së Informacionit për sistemin e drejtësisë (sipas përcaktimeve të nenit 92 të ligjit nr 115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”, i ndryshuar).
– Merr pjesë në konferenca, grupe pune të ndryshme, seminare lidhur me çështjet e Teknologjisë së Informacionit.
– Koordinon punën me strukturat shtetërore dhe organizmat e huaj për investimet ose projektet në fushën e Teknologjisë dhe Informacionit.
– I raporton shefit të sektorit, periodikisht për gjendjen dhe problemet e hasura në tërësinë e ecurisë së punës si dhe përgatit materialet përkatëse që i kërkohen.
– Raporton në kohë shefit të sektorit për çdo shqetësim, parashtron zgjidhjet e mundshme, dhe konsultohet si dhe merr miratimin për ato optimalet.
– Për rastet e prokurimeve të përqëndruara që kryhen nga KLGJ, në fushën që mbulon merr pjesë në plotësimin e anës teknike të procedurës së prokurimit.
– Siguron mbështetjen teknike për programet software si programi M-files për regjistrimin e të dhënave të gjyqtarëve dhe projekte të tjera Software që do të implementohen në vazhdim në funksion të veprimtarisë së KLGJ-së si shorti elektronik për delegimin e gjyqtarëve dhe për mbledhjet plenare të KLGJ, etj.
– Mban konfidencialitetin në lidhje me informacionin që është në proces, që është në ruajtje apo në lidhje me akseset ne rrjet.
– Mban inventar të përditësuar të pajisjeve kompjuterike Hardware në përdorim nga gjykatat ku përfshihen; viti i blerjes, ambienti ku pajisja është e instaluar, burimi i financimit.
– Instalim i aplikacioneve të nevojshme, suport teknik për problematikat lidhur me llogarinë e postës elektronike të stafit, kur kjo kërkohet.
– Disponueshmëri për punë në grup për zgjidhje problemesh informatike të pushtetit gjyqësor, apo kontribut në auditime të sistemeve të teknologjisë së informacionit në gjykata.
I. KONKURIMI, NËPËRMJET PROCEDURËS SË LËVIZJES PARALELE.
(Për këtë procedurë kanë të drejtë të aplikojnë vetëm nëpunësit civilë të së njëjtës kategori, nga të gjitha institucionet pjesë e shërbimit civil).
I.1. Kushtet minimale për plotësimin e vendit të lirë me procedurën e lëvizjes paralele, janë si më poshtë:
– Të jetë nëpunës civil i konfirmuar, brenda së njëjtës kategori (niveli ekzekutiv, dokument nga institucioni);
– Të mos ketë masë disiplinore në fuqi (dokument nga institucioni);
– Të ketë të paktën vlerësimin e fundit të rezultateve në punë, “mirë” apo “shumë mirë”;
– Të plotësojë kriteret e veçanta të përcaktuara në shpalljen për konkurim.
I.2. Kërkesat e veçanta për pozicionin Specialist, Sektori i Suportit të Menaxhimit të Çështjeve, janë si më poshtë:
– Të zotërojë diplomë të nivelit Master Shkencor ose Profesional (ose të barazvlefshme), në Shkenca Kompjuterike. Diploma e nivelit Bachelor, duhet të jetë e të njëjtës fushë;
– Të ketë eksperiencë pune në profesion jo më pak se 1 (një) vit, ose të paktën 1(një) vit përvojë, të njohur si praktikë profesionale në fushën e teknologjisë së informacionit.
– Të ketë aftësi të mira profesionale, organizative, etikë të lartë, komunikimi dhe të punës në grup.
I.3. Kandidati duhet të paraqesë zyrtarisht, brenda datës 15.11.2023, me postë në adresën Këshilli i Lartë Gjyqësor, Adresa; Rruga: “Ana Komnena”, godina Poli i Drejtësisë, Tiranë, ose elektronikisht në adresën e email: [email protected], kopje të dokumenteve të mëposhtëm:
– Kërkesë motivimi për aplikim në vendin e punës që konkurron;
– Jetëshkrim i plotësuar në përputhje me dokumentin tip që e gjeni në linkun: http://www.dap.gov.al/legjislacioni/udhezime-manuale/60-jeteshkrimi-standard
– Fotokopje të diplomës dhe listës së notave (për diplomat jashtë vendit, të përcillet njehsimi nga MAS);
– Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);
– Dokument për kategorinë në shërbimin civil (niveli ekzekutiv ose të barazvlefshme, dokument nga institucioni);
– Dokument që nuk ka masë disiplinore në fuqi (dokument nga institucioni);
– Vlerësimin e fundit të rezultateve në punë (dokument i nënshkruar dhe i vulosur);
– Fotokopje të çertifikatave të kualifikimit (nëse ka);
– Vetëdeklarim për vërtetimin e gjendjes gjyqësore, sipas linkut https://www.drejtesia.gov.al/wp-content/uploads/2018/10/formulari-i-vetdeklarimit_gjendja-gjyqesore.pdf
– Vërtetim të gjendjes shëndetësore;
– Dokumentacion tjetër, mbi trajnimet, kualifikimet (nëse ka);
– Dëshmi të njohurive të gjuhës angleze (nëse ka);
– Fotokopje e kartës së identitetit/pasaport;
– Kontaktet (numër telefoni dhe adresë email) dhe adresën e plotë të vendqëndrimit.
Mosparaqitja e plotë e dokumenteve të sipërcituara, sjell skualifikimin e kandidatit.
I.4. Konkurimi është i hapur për nëpunësit civil të të njëjtës kategori me procedurat e lëvizjes paralele dhe do të zhvillohet në dy faza;
I.4.1. Verifikimi paraprak, i përmbushjes së kushteve minimale dhe kërkesave të veçanta në shpalljen për konkurim, për procedurën e lëvizjes paralele, do të kryhet brenda datës 17.11.2023, në ambientet e Këshillit të Lartë Gjyqësor, dhe brenda ditës do të shpallet lista e kandidatëve që plotësojnë kushtet për lëvizjen paralele dhe kërkesat e veçanta në shpalljen për konkurim.
(Në të njëjtën datë kandidatët që nuk i plotësojnë kushtet e lëvizjes paralele dhe kriteret e veçanta do të njoftohen individualisht nga njësia e përgjegjëse e burimeve njerëzore, për shkaqet e moskualifikimit (nëpërmjet adresës së e-mail-it).
I.4.2. Intervista e strukturuar me gojë, me kandidatët fitues të fazës së parë, do të zhvillohet më datë 30.11.2023, ora 11.00, pranë ambienteve të Këshillit të Lartë Gjyqësor.
I.4.3. -Fusha e njohurive, aftësitë dhe cilësitë që do të vlerësohen në intervistë janë;
– Ligjin nr. 8417, datë 21.10.1998 “Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar;
– Ligjin nr. 115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”, i ndryshuar;
– Ligjin nr. 98/2016 “Për organizimin e pushtetit gjyqësor në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar dhe akteve nënligjore të dala në zbatim të tij;
– Ligjin nr. 96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve të Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar dhe akteve nënligjore të dala në zbatim të tij;
– Ligjin nr. 152/2013 “Për nëpunësit civil”, i ndryshuar dhe akteve nënligjore të dala në zbatim të tij;
– Ligjin nr. 9880, datë 25.02.2008 “Për Nënshkrimin Elektronik”, i ndryshuar;
– Ligjin nr. 10325, datë 23.09.2010 “Për bazën e të dhënave shtetërore”;
– Ligjin nr. 9887, datë 10.03.2008, i ndryshuar me ligjin nr. 48/2012“Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale”;
– Ligjin nr. 9918, datë 19.05.2008 “Për Komunikimet Elektronike në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar ;
– Ligjin nr. 9131, datë 08.09.2003 “ Për rregullat etike në administratën publike”.
I.4.4. Vlerësimi i kandidatëve do të bëhet sipas kërkesave të VKM nr. 243, datë 18.3.2015 “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”, Kreu VII, pika 18 dhe 19 dhe Udhëzimit nr. 2, datë 27.3.2015, “Për procesin e plotësimit të vendeve të lira në shërbimin civil nëpërmjet procedurës së lëvizjes paralele dhe për pranimin në shërbimin civil, në kategorinë ekzekutive nëpërmjet konkurimit të hapur” të DAP-it, ku në fillim do të vlerësohet për dokumentacionin e dorëzuar, më pas do të vlerësohet intervista e strukturuar me gojë.
I.5. Data e daljes së rezultateve do të njoftohet në faqen zyrtare të internetit të Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe portalin e Shërbimit Kombëtar të Punësimit.
I.6. Njoftimi dhe komunikimi me kandidatët do të jetë nëpërmjet telefonit dhe adresës së e-mail të kandidatit.
II. KONKURIMI, NËPËRMJET PROCEDURËS SË PRANIMIT NË SHËRBIMIN CIVIL.
(Vetëm në rast se pozicioni i lirë i shpallur, në përfundim të procedurës së lëvizjes paralele, nuk është plotësuar, pra rezulton i lirë, atëhere ai është i vlefshëm për konkurimin nëpërmjet procedurës së pranimit në shërbimin civil. Këtë informacion do ta merrni në faqen zyrtare të internetit, të Këshillit të Lartë Gjyqësor, duke filluar nga data 07.12.2023).
II.1. Kushtet e përgjithshme, kandidati duhet të plotësojë të gjitha kërkesat e përgjithshme për pranimin në shërbimin civil, sipas nenit 21, të ligjit nr. 152/2013 ”Për nëpunësin civil” i ndryshuar.
– Të jetë shtetas shqiptar.
– Të ketë zotësi për të vepruar.
– Të zotërojë gjuhën shqipe, të shkruar dhe të folur.
– Të jetë në kushtet shëndetësore që lejojnë kryerjen e detyrës përkatëse.
– Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një krimi apo kryerjen e një kundërvajtjeje penale me dashje.
– Të mos jetë marrë masë displinore e largimit nga shërbimi civil dhe që nuk është shuar sipas ligjit 152/2013, “Për shërbimin civil”, i ndryshuar.
II.2. Kërkesat e veçanta, për pozicionin Specialist, Sektori i Suportit të Menaxhimit të Çështjeve, janë si më poshtë:
– Të zotërojë diplomë të nivelit Master Shkencor ose Profesional (ose të barazvlefshme), në Shkenca Kompjuterike. Diploma e nivelit Bachelor, duhet të jetë e të njëjtës fushë;
– Të ketë eksperiencë pune në profesion jo më pak se 1 (një) vit, ose të paktën 1(një) vit përvojë, të njohur si praktikë profesionale në fushën e teknologjisë së informacionit.
– Të ketë aftësi të mira profesionale, organizative, etikë të lartë, komunikimi dhe të punës në grup.
II.3. Kandidati duhet të paraqesë zyrtarisht, brënda datës 21.11.2023, me postë në adresën Këshilli i Lartë Gjyqësor, adresa; Rruga: “Ana Komnena”, godina Poli i Drejtësisë, Tiranë, ose elektronikisht në adresën [email protected], kopje të dokumenteve të mëposhtëm:
– Kërkesë motivimi për aplikim në vendin e punës që konkurron;
– Jetëshkrim i plotësuar në përputhje me dokumentin tip që e gjeni në linkun: http://www.dap.gov.al/legjislacioni/udhezime-manuale/60-jeteshkrimi-standard
– Fotokopje të diplomës dhe listës së notave (për diplomat jashtë vendit, të përcillet njehsimi nga MAS);
– Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);
– Fotokopje të çertifikatave të kualifikimit;
– Vetëdeklarim për vërtetimin e gjendjes gjyqësore, sipas linkut https://www.drejtesia.gov.al/wp-content/uploads/2018/10/formulari-i-vetdeklarimit_gjendja-gjyqesore.pdf
– Vërtetim nga gjykata dhe prokuroria;
– Vërtetim të gjendjes shëndetësore;
– Dokumentacion tjetër, mbi trajnimet, kualifikimet (nëse ka);
– Dëshmi të njohurive të gjuhës angleze (nëse ka);
– Fotokopje e kartës së identitetit/pasaport;
– Kontaktet (numër telefoni dhe adresë email) dhe adresën e plotë të vendqëndrimit.
Mosparaqitja e plotë e dokumentave të listuara më sipër, sjell skualifikimin e kandidatit.
II.4. Konkurimi është i hapur për kandidatët nga jashtë shërbimit civil me të paktën 1 (një) vit eksperiencë pune në profesion, ose të paktën 1(një) vit përvojë, të njohur si praktikë profesionale në fushën e teknologjisë së informacioni, që plotësojnë kushtet e përgjithshme dhe kërkesat e veçanta për vendin e lirë.
II.4.1. Verifikimi paraprak, i përmbushjes së kushteve të përgjithshme dhe kërkesave të veçanta, në shpalljen për konkurim, për procedurën e pranimit nga jashtë shërbimit civil, do të kryhet brenda datës 07.12.2023, dhe brenda ditës do të shpallet lista e kandidatëve që plotësojnë kushtet e përgjithshme dhe kërkesat e veçanta, përcaktuar në shpallje.
II.4.2. Kandidatët që plotësojnë kushtet minimale edhe kërkesat e posaçme në shpalljen, do të marrin informacion në faqen zyrtare të internetit të Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe portalin e Shërbimi Kombëtar i Punësimit, duke filluar nga data 07.12.2023, për fazat e mëtejshme që i përkasin kësaj procedure konkurrimi:
– Për verifikimin paraprak.
– Për datë, orën dhe vendin e zhvillimit të testimit me shkrim dhe intervistës.
– Për mënyrën e vlerësimit të kandidatëve konkurues.
– Për datën e daljes së rezultateve.
II.4.3. Fusha e njohurive, ku do të vlerësohen njohuritë, aftësitë dhe cilësitë janë:
II.4.3.a. Kandidatët në testimin me shkrim, do të vlerësohen në lidhje me njohuritë mbi;
– Ligjin nr. 8417, datë 21.10.1998 “Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar;
– Ligjin nr. 115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”, i ndryshuar;
– Ligjin nr. 98/2016 “Për organizimin e pushtetit gjyqësor në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar dhe akteve nënligjore të dala në zbatim të tij;
– Ligjin nr. 96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve të Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar dhe akteve nënligjore të dala në zbatim të tij;
– Ligjin nr. 152/2013 “Për nëpunësit civil”, i ndryshuar dhe akteve nënligjore të dala në zbatim të tij;
– Ligjin nr. 9880, datë 25.02.2008 “Për Nënshkrimin Elektronik”, i ndryshuar;
– Ligjin nr. 10325, datë 23.09.2010 “Për bazën e të dhënave shtetërore”;
– Ligjin nr. 9887, datë 10.03.2008, i ndryshuar me ligjin nr. 48/2012“Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale”;
– Ligjin nr. 9918, datë 19.05.2008 “Për Komunikimet Elektronike në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar ;
– Ligjin nr. 9131, datë 08.09.2003 “ Për rregullat etike në administratën publike”.
II.4.3.b. Kandidatët në intervistën e strukturuar me gojë do të vlerësohen, në lidhje me njohuritë mbi; bazën ligjore të sipërcituar, si dhe njohuritë, aftësitë, kompetencat mbi përshkrimin e pozicionit të punës, përvojën në punë, motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën.
II.4.4. Vlerësimi i kandidatëve do të bëhet në lidhje me:
– Vlerësimin e testimit me shkrim, deri në 60 pikë,
– Vlerësimi i intervistës së strukturuar me gojë, që konsiston në njohuritë, aftësitë, kompetencat për përshkrimin e pozicionit të punës, përvojën në punë motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën, deri 25 pikë,
– Jetëshkrimin, që konsiston në arsimimin, përvojën në punë, trajnimet apo kualifikimet, të lidhura me fushën, deri 15 pikë.
Mënyra e vlerësimit do kryhet sipas VKM nr. 243, datë 18.3.2015 “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”, i ndryshuar dhe Udhëzimit nr. 2, datë 27.3.2015, “Për procesin e plotësimit të vendeve të lira në shërbimin civil nëpërmjet procedurës së lëvizjes paralele dhe ngritjes në detyrë, për kategorinë e mesëm dhe të ulët drejtuese dhe pranimin në shërbimin civil, në kategorinë ekzekutive nëpërmjet konkurrimit të hapur” të DAP-it.
II.5. Data e daljes së rezultateve të konkurrimit dhe mënyra e komunikimit;
II.5.1. Data e daljes së rezultateve, të gjithë kandidatët pjesëmarrës do të njihen me to duke vizituar faqen zyrtare të internetit, të Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe portalin e Shërbimit Kombëtar të Punësimit, nga data 07.12.2023.
II.5.2. Njoftimi dhe komunikimi me kandidatët do të jetë nëpërmjet telefonit dhe adresës së email të kandidatit.
II.5.3. Të gjithë kandidatët që aplikojnë për konkurrimin nëpërmjet procedurës së pranimit në shërbimin civil, do të marrin informacion në faqen zyrtare të internetit të Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe portalin e Shërbimit Kombëtar të Punësimit, duke filluar nga data 07.12.2023, për fazat e mëtejshme që i përkasin kësaj procedure konkurimi.
Tiranë më datë 02.11.2023
Njoftim mbi rezultatet e verifikimit paraprak sipas procedurës së lëvizjes paralele, në kategorinë ekzekutive.
Bazuar në ligjin nr. 152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, neni 25 dhe VKM nr. 243, datë 18.03.2015 “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”, i ndryshuar, kreu VII, pika 9, në përfundim të verifikimit paraprak të kandidatëve, për përmbushjen e kushteve të lëvizjes paralele dhe kërkesave të veçanta të përcaktuara në shpalljen për konkurim, ju njoftojmë se për:
– 1 (një) vend, në pozicionin Specialist, Sektori i Suportit të Menaxhimit të Çështjeve (kategoria ekzekutive, IV-1), Drejtoria IT dhe Menaxhimit të Çështjeve, në Departamentin e Administrimit të Gjykatave dhe Teknologjisë së Informacionit, pranë Këshillit të Lartë Gjyqësor.
Procedura e lëvizjes paralele mbyllet për mungesë aplikimi dhe vendi vakant është i vlefshëm për konkurim nëpërmjet procedurës së pranimit në shërbimin civil.
Tiranë më datë 17.11.2023
Njoftim mbi rezultatet e verifikimit paraprak dhe vazhdimit të konkurimit sipas procedurës së pranimit në shërbim civil, për kategorinë ekzekutive.
Bazuar në ligjin nr. 152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, neni 22 dhe VKM nr. 243, datë 18.3.2015 “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”, i ndryshuar, kreu II, në përfundim të verifikimit paraprak të kandidatëve, për përmbushjen e kushteve minimale dhe kërkesave të veçanta për pranimin në shërbim civil, të përcaktuara në shpalljen për konkurim, për 1 (një) vend, në pozicionin Specialist, Sektori i Suportit të Menaxhimit të Çështjeve (kategoria ekzekutive, IV-1), Drejtoria IT dhe Menaxhimit të Çështjeve, në Departamentin e Administrimit të Gjykatave dhe Teknologjisë së Informacionit, pranë Këshillit të Lartë Gjyqësor, ju njoftojmë se:
-Kandidatët e kualifikuar për të vazhduar konkurimin sipas procedurës së pranimit në shërbim civil, janë:
1. Briseida Çela,
2. Herald Koka,
-Testimi me shkrim, ku do të vlerësohen njohuritë në lidhje me bazën ligjore të shpallur në fazën e parë, do të zhvillohet më datë 15.12.2023, ora 09.30, pranë ambienteve të Këshillit të Lartë Gjyqësor.
– Njoftimi dhe komunikimi me kandidatët, për rezultatin e testimit me shkrim, për procesin e vlerësimit të jetëshkrimit dhe zhvillimit të intervistës së strukturuar me gojë, do të jetë nëpërmjet adresës së email të secilit kandidat.
Tiranë më datë 07.12.2023
Dërgojmë për shpallje listën fituese.
Në zbatim të ligjit nr. 152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, VKM nr. 243, datë 18.3.2015 “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”, i ndryshuar, Kreu IV, pika 14, në përfundim të konkurrimit të hapur sipas procedurës së pranimit nga jashtë shërbimit civil, për 1 (një) vend, në pozicionin Specialist, Sektori i Suportit të Menaxhimit të Çështjeve (kategoria ekzekutive, IV-1), Drejtoria IT dhe Menaxhimit të Çështjeve, në Departamentin e Administrimit të Gjykatave dhe Teknologjisë së Informacionit, pranë Këshillit të Lartë Gjyqësor, ju dërgojmë për publikim, listën fituese, si më poshtë:
1. Herald Koka 71.00 pikë,
Tiranë më datë 15.12.2023