Sot, në datë 09.10.2023, u zhvillua Mbledhja e Përgjithshme e Gjyqtarëve për zgjedhjen e tre anëtarëve të rinj të Këshillit të Lartë Gjyqësor, të cilët do të zëvendësojnë tre prej anëtarëve që u përfundon mandati, përkatësisht për dy gjyqtarë nga gjykatat e shkallës së parë dhe një gjyqtar nga gjykatat e apelit.

Aktiviteti u përshëndet nga Kryetarja e Këshillit të Lartë Gjyqësor, znj. Naureda Llagami, e cila theksoi se: “Sfida e atyre që sot kandidojnë dhe atyre që ju do t’i zgjidhni për t’ju përfaqësuar në Këshill është, që përveç dëshirës për të kontribuar duhet, të kenë edhe aftësinë për t’u përballur me sfidat e reja! Sfidën e qendrueshmërisë! Sfidën e vazhdimësisë! Sfidën e nostalgjisë ndonjëherë edhe ndaj së kaluarës! Sfidën e profesionalizmit dhe cilësisë së shërbimit që kërkohet dhe pritet nga të gjithë!”
Znj. Llagami, e përfundoi fjalën e saj duke i uruar suksese kandidatëve dhe falenderoj të gjithë gjyqtarët të cilët kanë punuar me përgjegjshmëri dhe përkushtim pavarësisht vështirësive.
Në vijim, kandidatët gjyqtarë për anëtarë në Këshillin e Lartë Gjyqësor, prezantuan shkurtimisht platformat e tyre duke njohur të gjithë pjesëmarrësit me motivimin dhe vizionin e secilit.
Në përfundim të procedurës së votimit, Mbledhja e Përgjithshme e Gjyqtarëve, zgjodhi tre anëtarët e rinj të Këshillit të Lartë Gjyqësor:
Z. Markelian Koça, nga gjykatat e shkallës së parë;
Znj. Gentiana Muçaj, nga gjykatat e shkallës së parë;
Znj. Emona Muçi, nga gjykatat e apelit.
Fjalën përshendetëse të mbajtur nga znj. Naureda Llagami, Kryetare e Këshillit të Lartë Gjyqësor, mund ta gjeni të plotë duke klikuar këtu