Skip to content Skip to main navigation Skip to footer

Sot më datë 11.10.2022, Kryetarja e Këshillit të Lartë Gjyqësor, znj. Naureda Llagami u takua me me një trup prej 50 gjyqtarësh nga Austria

Sot më datë 11.10.2022, Kryetarja e Këshillit të Lartë Gjyqësor, znj. Naureda Llagami u takua me me një trup prej 50 gjyqtarësh nga Austria.

Në fokus të takimit ishte njohja mbi rolin, funksionet dhe kompetencat e Këshillit të Lartë Gjyqësor si dhe prezantimi i shkurtër i ecurisë së reformës në drejtësi.

Gjithashtu, në këtë takim të pranishmit diskutuan edhe mbi shkëmbimin e përvojave dhe eksperiencave në mes të dy vendeve me qëllim të krijimit të një sistemi gjyqësor sipas standardëve ndërkombëtare.

Back to top