Skip to content Skip to main navigation Skip to footer

Njoftim për shtyp datë 11 Tetor 2023

Sot, në datë 11.10.2023, Këshilli i Lartë Gjyqësor zhvilloi Mbledhjen Plenare të radhës, në të cilën shqyrtoi çështjet si më poshtë:

Këshilli vendosi për transferimin e gjyqtares znj. Thomaidha Roça në procedurën e lëvizjes paralele në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan si dhe të znj. Nertila Kape në procedurën e lëvizjes paralele në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë.

Në funksion të mirëadministrimit të sistemit gjyqësor, Këshilli vendosi transferimin e përkohshëm të:

  • gjyqtares znj. Suela Xhani, në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës;
  • gjyqtarit z. Arben Dosti, në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë;
  • gjyqtarit z. Ardit Kuka, në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan;
  • gjyqtarit z. Ramiz Lala, në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë Tiranë.
Back to top