Njoftim për shtyp datë 11 Tetor 2023
Sot, në datë 11.10.2023, Këshilli i Lartë Gjyqësor zhvilloi Mbledhjen Plenare të radhës, në të cilën shqyrtoi çështjet si më poshtë:
Këshilli vendosi për transferimin e gjyqtares znj. Thomaidha Roça në procedurën e lëvizjes paralele në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan si dhe të znj. Nertila Kape në procedurën e lëvizjes paralele në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë.
Në funksion të mirëadministrimit të sistemit gjyqësor, Këshilli vendosi transferimin e përkohshëm të:
- gjyqtares znj. Suela Xhani, në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës;
- gjyqtarit z. Arben Dosti, në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë;
- gjyqtarit z. Ardit Kuka, në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan;
- gjyqtarit z. Ramiz Lala, në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë Tiranë.