Skip to content Skip to main navigation Skip to footer

N j o f t i m për shpallje konkurimi për vend të lirë pune, nëpërmjet procedurës së lëvizjes paralele dhe të pranimit në shërbimin civil, në kategorinë ekzekutive.

Në zbatim të ligjit nr. 152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, neni 22 dhe neni 25, si dhe VKM nr. 243, datë 18.3.2015 “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”, i ndryshuar, Kreu II, III, IV dhe VII, Këshilli i Lartë Gjyqësor, njofton shpalljen e konkurimit për vend të lirë pune nëpërmjet procedurës së lëvizjes paralele dhe të pranimit në shërbimin civil, për kategorinë ekzekutive (të dy procedurat zhvillohen në të njëjtën kohë), si më poshtë:

– 4 (katër) vende, në pozicionin Specialist i Qendrës së Teknologjisë së Informacionit për Sistemin e Drejtësisë (kategoria ekzekutive, IV-1), pranë Këshillit të Lartë Gjyqësor.

Kërkesa të përgjithshme, kandidati duhet të plotësojë të gjitha kërkesat e përgjithshme për pranimin në shërbimin civil, sipas nenit 21, të ligjit nr. 152/2013 ”Për nëpunësin civil”, i ndryshuar.

– Përshkrimi i përgjithshëm i punës, për pozicionin Specialist i Qendrës së Teknologjisë së Informacionit për Sistemin e Drejtësisë, është si më poshtë:

1. Përgatit draftin dhe propozon eprorit direkt për projektbuxhetin e qendrës;
2. Asiston dhe përgatit draft rregulloren e brendshme për organizimin e funksionimin e Qendrës;
3. Përgatit draftin e rregullave dhe udhëzimeve për institucionet e sistemit të drejtësisë lidhur me hapat dhe masat që duhet të merren për teknologjinë e informacionit në sistemin e drejtësisë, me qëllim sigurimin e ndërveprimit të sistemeve të teknologjisë së informacionit;
4. Përgatit draftin për rregullat dhe masat më të larta mbrojtëse që përcaktojnë aksesin e secilit institucion, bazuar në rolin e secilit prej tyre, në sistemet e teknologjisë së informacionit dhe të të dhënave. Aksesi i bazuar te roli i institucionit duhet të përcaktohet nga rrjedha e proceseve të punës e nevojat operative të punës së çdo institucioni. Ky lloj aksesi duhet të krijohet për secilën teknologji informacioni dhe/ose sistem të dhënash brenda çdo institucioni;
5. Përgatit draftin e rregullave dhe procedurave përmes të cilave Inspektorit të Lartë të Drejtësisë i garantohet aksesi i plotë, pa të drejtë modifikimi/ndërhyrjeje në sistemet e të dhënave dhe të teknologjisë së informacionit, siç parashikohet në ligj;
6. Përgatit draftin për rregullat e procedurat përmes të cilave garantohet mbrojtja dhe konfidencialiteti i të dhënave personale, si dhe ruajtja e sekretit dhe ndalimi i publikimit të akteve hetimore, ndërkohë që garantohet edhe e drejta për një proces të rregullt;
7. Përgatit draftin për rregullat e procedurat për dhënien e aksesit të sigurt, nga autoritetet publike, të parashikuara nga ligji apo vendimet e Këshillit të Ministrave, për organet proceduese gjatë kryerjes së hetimit e të ushtrimit të ndjekjes penale;
8. Përgatit draftin për protokollet për mbledhjen, përdorimin e shkëmbimin e të dhënave;
9. Përgatit draftin me rregulla që sistemet elektronike të teknologjisë së informacionit të gjenerojnë informacionin statistikor që nevojitet për punën e të gjitha institucioneve në sistemin e drejtësisë, në konsultim të ngushtë me institucionet përkatëse;
10. Përgatit draftin për strategjinë e përgjithshme dhe vizionin lidhur me teknologjinë e informacionit për institucionet e sistemit të drejtësisë, si dhe plane strategjike afatgjata për teknologjinë;
11. Përgatit draftin për arkitekturën e strukturën e sistemeve të teknologjisë së informacionit të institucioneve të sistemit të drejtësisë, në përputhje me standardet e miratuara;
12. Monitoron zbatimin e specifikimeve teknike për sistemet e teknologjisë së informacionit të sistemit të drejtësisë;
13. Krijon draftin për rregulla, që institucionet e sistemit të drejtësisë të kryejnë, përmes një ekspertize të kualifikuar e të pavarur, auditimin e bazave të tyre të të dhënave;
14. Propozon për prioritetet në drejtim të investimit e të zbatimit të projekteve të reja;
15. Analizon dhe propozon të gjitha nismat që lidhen me teknologjinë e informacionit, së bashku me buxhetet përkatëse;
16. Përgatit draftin për politikat që lidhen me zhvillimin e kapaciteteve të burimeve njerëzore, përgjegjëse për teknologjinë e informacionit, në institucionet e sistemit të drejtësisë, si dhe politikat për pajisjet e teknologjisë së informacionit e programet kompjuterike që përdoren nga institucionet e sistemit të drejtësisë;
17. Përgatit draftin për standardet e politikat për prokurimin e mirëmbajtjen e të gjitha sistemeve të teknologjisë së informacionit, të pajisjeve dhe të programeve kompjuterike, si dhe të shërbimeve të internetit e intranetit dhe monitoron që, prokurimet dhe kontratat e institucioneve të sistemit të drejtësisë, për zhvillimin e mirëmbajtjen e të gjitha sistemeve të teknologjisë së informacionit, të pajisjeve dhe të programeve kompjuterike, si dhe për shërbimet e internetit, edhe intranetit, kryhen në përputhje me standardet e politikat e miratuara dhe i raporton tek eprori direkt;
18. Vlerëson nga ana teknike, paraprakisht të gjitha marrëveshjet që mund të lidhin institucionet e sistemit të drejtësisë me persona fizikë, juridikë, publikë ose privatë, si dhe me organizatat jofitimprurëse, të cilët kanë ndikim në funksionimin e teknologjisë së informacionit dhe sistemeve të të dhënave;
19. Përgatit draftin për të siguruar rregullat për menaxhimin, funksionimin e mirëmbajtjen e besueshme dhe të sigurt të sistemeve të teknologjisë së informacionit të institucioneve të sistemit të drejtësisë;
20. Përgatit draftin për rregullat e administrimit të të gjitha sistemeve të teknologjisë së informacionit dhe krijon udhëzime për përdorimin e tyre;
21. Rekomandon dhe siguron saktësi në dokumentacionin e nevojshëm për çështje të cilat janë mbi autoritetin vendimmarrës dhe siguron saktësinë e informacionit të dalë;

I. KONKURIMI, NËPËRMJET PROCEDURËS SË LËVIZJES PARALELE.

(Për këtë procedurë kanë të drejtë të aplikojnë vetëm nëpunësit civilë të së njëjtës kategori, nga të gjitha institucionet pjesë e shërbimit civil).

I.1. Kushtet minimale për plotësimin e vendit të lirë me procedurën e lëvizjes paralele, janë si më poshtë:
– Të jetë nëpunës civil i konfirmuar, brenda së njëjtës kategori ose të barasvlefshme (kategoria ekzekutive, me dokument nga institucioni);
– Të mos ketë masë disiplinore në fuqi (me dokument nga institucioni);
– Të ketë të paktën vlerësimin e fundit të rezultateve në punë, “mirë” apo “shumë mirë”;
– Të plotësojë kriteret e veçanta të përcaktuara në shpalljen për konkurim.

I.2. Kërkesat e veçanta për pozicionin Specialist i Qendrës së Teknologjisë së Informacionit për Sistemin e Drejtësisë, janë si më poshtë:

– Të zotërojë diplomë të nivelit Master Shkencor (ose të barazvlefshme), në Shkenca të Teknologjisë së Informacionit ose Shkenca Kompjuterike. Diploma e nivelit Bachelor, duhet të jetë e të njëjtës fushë;
– Të ketë jo më pak se 3 (tre) vite, eksperiencë pune në profesion;
– Të ketë aftësi të mira profesionale, organizative, etikë të lartë, komunikimi dhe të punës në grup.

I.3. Kandidati duhet të paraqesë zyrtarisht, brenda datës 03.10.2023, me postë në adresën Këshilli i Lartë Gjyqësor, Adresa; Rruga: “Ana Komnena”, godina Poli i Drejtësisë, Tiranë, ose elektronikisht në adresën e email: [email protected], kopje të dokumenteve të mëposhtëm:

– Kërkesë motivimi për aplikim në vendin e punës që konkurron;
– Jetëshkrim i plotësuar në përputhje me dokumentin tip që e gjeni në linkun: http://www.dap.gov.al/legjislacioni/udhezime-manuale/60-jeteshkrimi-standard
– Fotokopje të diplomës dhe listës së notave (për diplomat jashtë vendit, të përcillet njehsimi nga MAS);
– Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);
– Dokument për kategorinë në shërbimin civil (kategoria ekzekutive, me dokument nga institucioni);
– Dokument që nuk ka masë disiplinore në fuqi (me dokument nga institucioni);
– Vlerësimin e fundit të rezultateve në punë (dokument i nënshkruar dhe i vulosur);
– Fotokopje të çertifikatave të kualifikimit (nëse ka);
– Vetëdeklarim për vërtetimin e gjendjes gjyqësore, sipas linkut https://www.drejtesia.gov.al/wp-content/uploads/2018/10/formulari-i-vetdeklarimit_gjendja-gjyqesore.pdf
– Vërtetim të gjendjes shëndetësore;
– Dokumentacion tjetër, mbi trajnimet, kualifikimet (nëse ka);
– Dëshmi të njohurive të gjuhës së huaj (nëse ka);
– Fotokopje e kartës së identitetit/pasaport;
– Kontaktet (numër telefoni dhe adresë email) dhe adresën e plotë të vendqëndrimit.
Mosparaqitja e plotë e dokumenteve të sipërcituara, sjell skualifikimin e kandidatit.
I.4. Konkurimi është i hapur për nëpunësit civil të të njëjtës kategori me procedurat e lëvizjes paralele dhe do të zhvillohet në dy faza;
I.4.1. Verifikimi paraprak, i përmbushjes së kushteve minimale dhe kërkesave të veçanta në shpalljen për konkurim, për procedurën e lëvizjes paralele, do të kryhet brenda datës 05.10.2023, në ambientet e Këshillit të Lartë Gjyqësor, dhe brenda ditës do të shpallet lista e kandidatëve që plotësojnë kushtet për lëvizjen paralele dhe kërkesat e veçanta në shpalljen për konkurim.
(Në të njëjtën datë kandidatët që nuk i plotësojnë kushtet e lëvizjes paralele dhe kriteret e veçanta do të njoftohen individualisht nga njësia e përgjegjëse e burimeve njerëzore, për shkaqet e moskualifikimit (nëpërmjet adresës së e-mail-it).

I.4.2. Intervista e strukturuar me gojë, me kandidatët fitues të fazës së parë, do të zhvillohet më datë 16.10.2023, ora 11.00, pranë ambienteve të Këshillit të Lartë Gjyqësor.

I.4.3. -Fusha e njohurive, aftësitë dhe cilësitë që do të vlerësohen në intervistë janë;

– Ligjin nr. 8417, datë 21.10.1998, “Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar;
– Ligjin nr. 115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”, i ndryshuar;
– Ligjin nr. 98/2016 “Për organizimin e pushtetit gjyqësor në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar dhe aktet nënligjore të dala në zbatim të tij;
– Ligjin nr. 96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve të Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar dhe aktet nënligjore të dala në zbatim të tij;
– Ligjin nr. 152/2013 “ Për nëpunësit civil”, i ndryshuar dhe aktet nënligjore të dala në zbatim të tij;
– Ligjin nr. 9131, datë 08.09.2003 “ Për rregullat etike në administratën publike”;
– Ligjin nr. 9367, datë 07.04.2005 “Për parandalimin e konfliktit të interesave në ushtrimin e funksioneve publike”, i ndryshuar;
– VKM nr. 972, datë 02.12.2020 “Për organizimin, funksionimin e përcaktimin e kompetencave të Qendrës së Teknologjisë së Informacionit për Sistemin e Drejtësisë“;
– Ligjin nr. 9880, datë 25.02.2008“Për Nënshkrimin Elektronik”, i ndryshuar;
– Ligjin nr. 10325, datë 23.09.2010, “Për bazën e të dhënave shtetërore”;
– Ligjin nr. 9887, datë 10.03.2008, i ndryshuar me ligjin nr. 48/2012“Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale”;
– Ligjin nr. 9918, datë 19.05.2008 “Për Komunikimet Elektronike në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar.

I.4.4. Vlerësimi i kandidatëve do të bëhet sipas kërkesave të VKM nr. 243, datë 18.3.2015 “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”, Kreu VII, pika 18 dhe 19 dhe Udhëzimit nr. 2, datë 27.3.2015, “Për procesin e plotësimit të vendeve të lira në shërbimin civil nëpërmjet procedurës së lëvizjes paralele dhe për pranimin në shërbimin civil, në kategorinë ekzekutive nëpërmjet konkurimit të hapur” të DAP-it, ku në fillim do të vlerësohet për dokumentacionin e dorëzuar, më pas do të vlerësohet intervista e strukturuar me gojë.
I.5. Data e daljes së rezultateve do të njoftohet në faqen zyrtare të internetit të Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe portalin e Shërbimit Kombëtar të Punësimit.
I.6. Njoftimi dhe komunikimi me kandidatët do të jetë nëpërmjet telefonit dhe adresës së e-mail të kandidatit.

II. KONKURIMI, NËPËRMJET PROCEDURËS SË PRANIMIT NË SHËRBIMIN CIVIL.
(Vetëm në rast se pozicioni i lirë i shpallur, në përfundim të procedurës së lëvizjes paralele, nuk është plotësuar, pra rezulton i lirë, atëhere ai është i vlefshëm për konkurimin nëpërmjet procedurës së pranimit në shërbimin civil. Këtë informacion do ta merrni në faqen zyrtare të internetit, të Këshillit të Lartë Gjyqësor, duke filluar nga data 25.10.2023).

II.1. Kushtet e përgjithshme, kandidati duhet të plotësojë të gjitha kërkesat e përgjithshme për pranimin në shërbimin civil, sipas nenit 21, të ligjit nr. 152/2013 ”Për nëpunësin civil”, i ndryshuar.
– Të jetë shtetas shqiptar.
– Të ketë zotësi për të vepruar.
– Të zotërojë gjuhën shqipe, të shkruar dhe të folur.
– Të jetë në kushtet shëndetësore që lejojnë kryerjen e detyrës përkatëse.
– Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një krimi apo kryerjen e një kundërvajtjeje penale me dashje.
– Të mos jetë marrë masë displinore e largimit nga shërbimi civil dhe që nuk është shuar sipas ligjit 152/2013, “Për shërbimin civil”, i ndryshuar.

II.2. Kërkesat e veçanta, për pozicionin Specialist i Qendrës së Teknologjisë së Informacionit për Sistemin e Drejtësisë, janë si më poshtë:

– Të zotërojë diplomë të nivelit Master Shkencor (ose të barazvlefshme), në Shkenca të Teknologjisë së Informacionit ose Shkenca Kompjuterike. Diploma e nivelit Bachelor, duhet të jetë e të njëjtës fushë;
– Të ketë jo më pak se 3 (tre) vite, eksperiencë pune në profesion;
– Të ketë aftësi të mira profesionale, organizative, etikë të lartë, komunikimi dhe të punës në grup.

II.3. Kandidati duhet të paraqesë zyrtarisht, brënda datës 09.10.2023, me postë në adresën Këshilli i Lartë Gjyqësor, adresa; Rruga: “Ana Komnena”, godina Poli i Drejtësisë, Tiranë, ose elektronikisht në adresën [email protected], kopje të dokumenteve të mëposhtëm:
– Kërkesë motivimi për aplikim në vendin e punës që konkurron;
– Jetëshkrim i plotësuar në përputhje me dokumentin tip që e gjeni në linkun: http://www.dap.gov.al/legjislacioni/udhezime-manuale/60-jeteshkrimi-standard
– Fotokopje të diplomës dhe listës së notave (për diplomat jashtë vendit, të përcillet njehsimi nga MAS);
– Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);
– Fotokopje të çertifikatave të kualifikimit;
– Vetëdeklarim për vërtetimin e gjendjes gjyqësore, sipas linkut https://www.drejtesia.gov.al/wp-content/uploads/2018/10/formulari-i-vetdeklarimit_gjendja-gjyqesore.pdf
– Vërtetim nga gjykata dhe prokuroria;
– Vërtetim të gjendjes shëndetësore;
– Dokumentacion tjetër, mbi trajnimet, kualifikimet (nëse ka);
– Dëshmi të njohurive të gjuhës së huaj (nëse ka);
– Fotokopje e kartës së identitetit/pasaport;
– Kontaktet (numër telefoni dhe adresë email) dhe adresën e plotë të vendqëndrimit.

Mosparaqitja e plotë e dokumentave të listuara më sipër, sjell skualifikimin e kandidatit.
II.4. Konkurimi është i hapur për kandidatët nga jashtë shërbimit civil me të paktën 3 (tre) vite eksperiencë pune në profesion, që plotësojnë kushtet e përgjithshme dhe kërkesat e veçanta për vendin e lirë.
II.4.1. Verifikimi paraprak, i përmbushjes së kushteve të përgjithshme dhe kërkesave të veçanta, në shpalljen për konkurim, për procedurën e pranimit nga jashtë shërbimit civil, do të kryhet brenda datës 25.10.2023, dhe brenda ditës do të shpallet lista e kandidatëve që plotësojnë kushtet e përgjithshme dhe kërkesat e veçanta, përcaktuar në shpallje.
II.4.2. Kandidatët që plotësojnë kushtet minimale edhe kërkesat e posaçme në shpalljen, do të marrin informacion në faqen zyrtare të internetit të Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe portalin e Shërbimi Kombëtar i Punësimit, duke filluar nga data 25.10.2023, për fazat e mëtejshme që i përkasin kësaj procedure konkurrimi:
– Për verifikimin paraprak.
– Për datë, orën dhe vendin e zhvillimit të testimit me shkrim dhe intervistës.
– Për mënyrën e vlerësimit të kandidatëve konkurues.
– Për datën e daljes së rezultateve.

II.4.3. Fusha e njohurive, ku do të vlerësohen njohuritë, aftësitë dhe cilësitë janë:

II.4.3.a. Kandidatët në testimin me shkrim, do të vlerësohen në lidhje me njohuritë mbi;
– Ligjin nr. 8417, datë 21.10.1998, “Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar;
– Ligjin nr. 115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”, i ndryshuar;
– Ligjin nr. 98/2016 “Për organizimin e pushtetit gjyqësor në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar dhe aktet nënligjore të dala në zbatim të tij;
– Ligjin nr. 96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve të Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar dhe aktet nënligjore të dala në zbatim të tij;
– Ligjin nr. 152/2013 “ Për nëpunësit civil”, i ndryshuar dhe aktet nënligjore të dala në zbatim të tij;
– Ligjin nr. 9131, datë 08.09.2003 “ Për rregullat etike në administratën publike”;
– Ligjin nr. 9367, datë 07.04.2005 “Për parandalimin e konfliktit të interesave në ushtrimin e funksioneve publike”, i ndryshuar;
– VKM nr. 972, datë 02.12.2020 “Për organizimin, funksionimin e përcaktimin e kompetencave të Qendrës së Teknologjisë së Informacionit për Sistemin e Drejtësisë“;
– Ligjin nr. 9880, datë 25.02.2008“Për Nënshkrimin Elektronik”, i ndryshuar;
– Ligjin nr. 10325, datë 23.09.2010, “Për bazën e të dhënave shtetërore”;
– Ligjin nr. 9887, datë 10.03.2008, i ndryshuar me ligjin nr. 48/2012“Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale”;
– Ligjin nr. 9918, datë 19.05.2008 “Për Komunikimet Elektronike në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar.
II.4.3.b. Kandidatët në intervistën e strukturuar me gojë do të vlerësohen, në lidhje me njohuritë mbi; bazën ligjore të sipërcituar, si dhe njohuritë, aftësitë, kompetencat mbi përshkrimin e pozicionit të punës, përvojën në punë, motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën.
II.4.4. Vlerësimi i kandidatëve do të bëhet në lidhje me:
– Vlerësimin e testimit me shkrim, deri në 60 pikë,
– Vlerësimi i intervistës së strukturuar me gojë, që konsiston në njohuritë, aftësitë, kompetencat për përshkrimin e pozicionit të punës, përvojën në punë motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën, deri 25 pikë,
– Jetëshkrimin, që konsiston në arsimimin, përvojën në punë, trajnimet apo kualifikimet, të lidhura me fushën, deri 15 pikë.

Mënyra e vlerësimit do kryhet sipas VKM nr. 243, datë 18.3.2015 “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”, i ndryshuar dhe Udhëzimit nr. 2, datë 27.3.2015, “Për procesin e plotësimit të vendeve të lira në shërbimin civil nëpërmjet procedurës së lëvizjes paralele dhe ngritjes në detyrë, për kategorinë e mesëm dhe të ulët drejtuese dhe pranimin në shërbimin civil, në kategorinë ekzekutive nëpërmjet konkurrimit të hapur” të DAP-it.

II.5. Data e daljes së rezultateve të konkurrimit dhe mënyra e komunikimit;

II.5.1. Data e daljes së rezultateve, të gjithë kandidatët pjesëmarrës do të njihen me to duke vizituar faqen zyrtare të internetit, të Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe portalin e Shërbimit Kombëtar të Punësimit.
II.5.2. Njoftimi dhe komunikimi me kandidatët do të jetë nëpërmjet telefonit dhe adresës së email të kandidatit.
II.5.3. Të gjithë kandidatët që aplikojnë për konkurrimin nëpërmjet procedurës së pranimit në shërbimin civil, do të marrin informacion në faqen zyrtare të internetit të Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe portalin e Shërbimit Kombëtar të Punësimit, duke filluar nga data 25.10.2023, për fazat e mëtejshme që i përkasin kësaj procedure konkurimi.

Tiranë, më datë 22.09. 2023

 

 Njoftim mbi rezultatet e verifikimit paraprak për lëvizje paralele në kategorinë e ekzekutive.

Bazuar në ligjin nr. 152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, neni 25 dhe VKM nr. 243, datë 18.03.2015 “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”, i ndryshuar, kreu VII, pika 9, në përfundim të verifikimit paraprak të kandidatëve, për përmbushjen e kushteve të lëvizjes paralele dhe kërkesave të veçanta të përcaktuara në shpalljen për konkurim, për 4 (katër) vende, në pozicionin Specialist i Qendrës së Teknologjisë së Informacionit për Sistemin e Drejtësisë (kategoria ekzekutive, IV-1), pranë Këshillit të Lartë Gjyqësor, ju njoftojmë se:
-Kandidati i kualifikuar për të vazhduar konkurimin sipas procedurës së lëvizjes paralele, është:
– Afërdita Gjongecaj,

Intervista e strukturuar me gojë, do të zhvillohet më datë 16.10.2023, ora 11.00, pranë ambienteve të Këshillit të Lartë Gjyqësor.

Tiranë, më datë 05.10. 2023

 

 Njoftim mbi rezultatet e verifikimit paraprak dhe vazhdimit të konkurimit sipas procedurës së lëvizjes paralele, për kategorinë ekzekutive, pas afatit të ankimimit.

Bazuar në ligjin nr. 152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, neni 25 dhe VKM nr. 243, datë 18.3.2015 “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”, i ndryshuar, kreu VII, pika 10 dhe pika 11, si dhe në përfundim të afatit të ankimimit pas verifikimit paraprak të kandidatëve, për përmbushjen e kushteve minimale dhe kërkesave të veçanta sipas procedurës për lëvizje paralele, të përcaktuara në shpalljen për konkurim, për 4 (katër) vende, në pozicionin Specialist i Qendrës së Teknologjisë së Informacionit për Sistemin e Drejtësisë (kategoria ekzekutive, IV-1), pranë Këshillit të Lartë Gjyqësor, ju njoftojmë se:

– Në përfundim të procedurës së ankimimit, kandidatët e kualifikuar për të vazhduar konkurimin sipas procedurës së lëvizjes paralele, janë:
– Afërdita Gjongecaj,
– Ermal Kola.

Intervista e strukturuar me gojë, do të zhvillohet më datë 16.10.2023, ora 11.00, pranë ambienteve të Këshillit të Lartë Gjyqësor.

Tiranë, më datë 12.10. 2023

 

Njoftim mbi rezultatet e konkurimit dhe shpalljen e listës fituese, në përfundim të procedurës së lëvizjes paralele në kategorinë ekzekutive.

Bazuar në ligjin nr. 152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, neni 25 dhe VKM nr. 243, datë 18.03.2015 “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”, i ndryshuar, kreu VII, pika 22, në përfundim të konkurimit sipas procedurës së lëvizjes paralele për 4 (katër) vende, në pozicionin Specialist i Qendrës së Teknologjisë së Informacionit për Sistemin e Drejtësisë (kategoria ekzekutive, IV-1), në Këshillin e Lartë Gjyqësor, ju dërgojmë për publikim, listën fituese si më poshtë:
1. Afërdita Gjongecaj 72.66 pikë,
Procedura e lëvizjes paralele mbyllet me një kandidat të përzgjedhur fitues dhe 3 (tre) vende vakante, janë të vlefshme për konkurim nëpërmjet procedurës së pranimit në shërbimin civil.

Tiranë, më datë 23. 10. 2023

Njoftim mbi rezultatet e verifikimit paraprak dhe vazhdimit të konkurimit sipas procedurës së pranimit në shërbim civil, për kategorinë ekzekutive.

Bazuar në ligjin nr. 152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, neni 22 dhe VKM nr. 243, datë 18.3.2015 “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”, i ndryshuar, kreu II, në përfundim të verifikimit paraprak të kandidatëve, për përmbushjen e kushteve minimale dhe kërkesave të veçanta për pranimin në shërbim civil, të përcaktuara në shpalljen për konkurim, për 3 (tre) vende, në pozicionin Specialist i Qendrës së Teknologjisë së Informacionit për Sistemin e Drejtësisë (kategoria ekzekutive, IV-1), pranë Këshillit të Lartë Gjyqësor, ju njoftojmë se:

-Kandidatët e kualifikuar për të vazhduar konkurimin sipas procedurës së pranimit në shërbim civil, janë:
– Klodiana Malaj,
– Sibora Dedej,
-Testimi me shkrim, ku do të vlerësohen njohuritë në lidhje me bazën ligjore të shpallur në fazën e parë, do të zhvillohet më datë 06.11.2023, ora 09.30, pranë ambienteve të Këshillit të Lartë Gjyqësor.
– Njoftimi dhe komunikimi me kandidatët, për rezultatin e testimit me shkrim, për procesin e vlerësimit të jetëshkrimit dhe zhvillimit të intervistës së strukturuar me gojë, do të jetë nëpërmjet adresës së email të secilit kandidat.

Tiranë, më datë 25. 10. 2023

L ë n d a: Dërgojmë për shpallje listën fituese.

Në zbatim të ligjit nr. 152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, VKM nr. 243, datë 18.3.2015 “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”, i ndryshuar, Kreu IV, pika 14, në përfundim të konkurrimit të hapur sipas procedurës së pranimit nga jashtë shërbimit civil, për 3 (tre) vende, në pozicionin Specialist i Qendrës së Teknologjisë së Informacionit për Sistemin e Drejtësisë (kategoria ekzekutive, IV-1), pranë Këshillit të Lartë Gjyqësor, ju dërgojmë për publikim, listën fituese si më poshtë:

1. Sibora Dedej 70.60 pikë ,

Tiranë, më datë 06. 11. 2023

Back to top