Njoftim për shtyp, datë 5 Qershor 2023
Sot, në datë 05.06.2023, Këshilli i Lartë Gjyqësor zhvilloi Mbledhjen Plenare të radhës, në të cilën shqyrtoi çështjet si më poshtë:
Këshilli vendosi ngritjen e Komisionit të Përkohshëm për verifikimin e kushteve dhe dokumentacionit që duhet të plotësojë magjistrati (gjyqtar) për të përfituar kredi për banim, si dhe miratimin e listës së magjistratëve (gjyqtarë) përfitues nga skema e subvencionimit të interesave të kredisë.
Gjithashtu, Këshilli miratoi vendimin për krijimin e Komisionit të Ristrukturimit të gjykatave administrative të shkallës së parë Durrës, Korçë dhe Shkodër si dhe krijimin Komisionit të Ristrukturimit të gjykatave administrative të shkallës së parë Gjirokastër dhe Vlorë.
Në përfundim, Këshilli vendosi kualifikimin e kandidatit z. Albert Spahiu, për në formimin fillestar në Shkollën e Magjistraturës, për magjistrat, profili gjyqtar, për vitin akademik 2021-2022.