Skip to content Skip to main navigation Skip to footer

Kryetarja e Këshillit të Lartë Gjyqësor, znj. Naureda Llagami, priti në një takim kortezie Presidentin e Rrjetit Evropian të Shërbimeve të Inspektimit të Drejtësisë (RESIJ), z. Christophe Straudo

Sot më datë 2 Qershor 2023, Kryetarja e Këshillit të Lartë Gjyqësor, znj. Naureda Llagami, priti në një takim kortezie Presidentin e Rrjetit Evropian të Shërbimeve të Inspektimit të Drejtësisë (RESIJ), z. Christophe Straudo.

Gjatë takimit, z. Straudo, i cili mban njëkohësisht edhe detyrën e Drejtuesit të Inspektoratit të Përgjithshëm të Drejtësisë së Francës, u shoqërua nga z. Artur Metani, Inspektori i Lartë i Drejtësisë në vend.

Në takimin e zhvilluar në ambientet e Këshillit të Lartë Gjyqësor, znj. Llagami, vlerësoi mes të tjerash bashkëpunimin shumë korrekt me Inspektorin e Lartë të Drejtësisë. “Puna e z. Metani dhe e ekipit të tij ka qenë profesionale dhe ka reflektuar standarde shumë të mira në funksion të garantimit të përgjegjshmërisë, paanësisë dhe llogaridhënies së sistemit gjyqësor” – tha Kryetarja e Këshillit të Lartë Gjyqësor, duke shtuar se “pikërisht kjo punë profesionale do të ndikojë në rritjen e performancës së gjyqtarëve dhe akoma më shumë në rritjen e besimit të publikut tek sistemi i drejtësisë.

Ky takim u zhvillua në kuadër të vijimit të bashkëpunimit të Këshillit të Lartë Gjyqësor me Inspektorin e Lartë të Drejtësisë, ku bashkëbiseduesit diskutuan mbi sfidat e përbashkëta për të siguruar pavarësi, integritet dhe etik në ushtrimin e funksionit të gjyqtarit, sidomos në konteksin e ri të zhvillimeve të teknologjisë së informacionit.

Back to top