Njoftim për shtyp, datë 27 Qershor 2023
Sot, në datë 27.06.2023, Këshilli i Lartë Gjyqësor zhvilloi Mbledhjen Plenare të radhës, në të cilën shqyrtoi çështjet si më poshtë:
Në zbatim të “Hartës së Re Gjyqësore” për fazën e tretë të riorganizimit të gjykatave administrative të shkallës së parë, Këshilli miratoi vendimet për transferimin e:
• Kancelarit të Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Gjirokastër;
• Kancelarit të Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Vlorë;
• Kancelarit të Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Durrës;
• Kancelarit të Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Korçë.
Këshilli i Lartë Gjyqësor vendosi shtyrjen e shqyrtimit të projektvendimit për miratimin e rregullave për zgjedhjen e Kryetarit të Gjykatës së Lartë.
Në kuadër të procesit të vlerësimit etik dhe profesional të gjyqtarëve, Këshilli vendosi miratimin e raportit të vlerësimit të gjyqtarit {…}, me qëllim gradimi, për periudhën e vlerësimit 2013-2016, gjatë ushtrimit të detyrës së inspektorit pranë Inspektoratit të ish – Këshillit të Lartë të Drejtësisë.
Gjithashtu, Këshilli vendosi fillimin e procedurës së verifikimit të kritereve ligjore të kandidimit në procedurën e lëvizjeve paralele në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, të shpallur me vendimin nr. 21, datë 18.01.2023 të Këshillit të Lartë Gjyqësor për kandidatët që nuk kanë dhe nuk mund të kenë asnjë vlerësim.
Këshilli miratoi vendimet përkatëse për përfundimin e procedurës së lëvizjes paralele në :
• Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për pozicionin e lirë në fushën e të drejtës civile, të shpallur me vendimin nr. 24, datë 18.01.2023, për kandidatin z. Aurel Arapi;
• Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për pozicionin e lirë në fushën e të drejtës civile, të shpallur me vendimin nr. 14, datë 18.01.2023, për kandidatin z. Taulant Banushi;
• Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për pozicionin e lirë në fushën e të drejtës civile, të shpallur me vendimin nr. 12 datë 18.01.2023, për kandidaten znj. znj. Matilda Llangozi.
Në përfundim, Këshilli vendosi për miratimin e listës së gjyqtarëve që kanë ose mund të kenë dy vlerësime, një vlerësim, si dhe të gjyqtarëve që nuk kanë e nuk mund të kenë asnjë vlerësim, për efekt të kandidimit në procedurat e lëvizjeve paralele në Gjykatat e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan e Lezhë dhe Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë Tiranë, të shpallura me vendimet e Këshillit të Lartë Gjyqësor nr. 248, 249, 250, 251, 252, 253, 254, 255, 256, 257 dhe 258, datë 24.05.2023.