Skip to content Skip to main navigation Skip to footer

Kryetarja e KLGj-së, Znj. Naureda Llagami e shoqëruar nga zëvendëskryetari i Këshillit, z. Ilir Rusi, pritën në një vizitë zyrtare pune, një delegacion nga Këshilli Prokurorial i Kosovës i cili shoqërohej nga z. Alfred Balla, Kryetar i Këshillit të Lartë të Prokurorisë së Shqipërisë

Sot, më datë 29 qershor 2023, Kryetarja e KLGj-së, Znj. Naureda Llagami e shoqëruar nga zëvendëskryetari i Këshillit, z. Ilir Rusi, pritën në një vizitë zyrtare pune, një delegacion nga Këshilli Prokurorial i Kosovës i cili shoqërohej nga z. Alfred Balla, Kryetar i Këshillit të Lartë të Prokurorisë së Shqipërisë.

Takimi u zhvillua në tone të ngrohta dhe miqësore duke prekur si çështje të reformave në drejtësi në të dy vendet, arritjet dhe sfidat në këtë fushë ashtu dhe rolin, organizimin dhe funksionimin e institucioneve të pavarura të drejtësisë.

Çështje të cilësisë dhe eficencës së drejtësisë, hartës së re gjyqësore dhe procesit të rivlerësimit kalimtar ishin gjithashtu objekt diskutimi mes dy delegacioneve.

Në mbyllje të takimit palët u angazhuan për vazhdimin e bashkëpunimit dhe rritjen e shkëmbimit të eksperiencave midis institucioneve të drejtësisë të Kosovës dhe Shqipërisë dhe në të ardhmen.

Back to top