Me ftesë të Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Prokurorial të Bosnje-Hercegovinës, Kryetarja e Këshillit të Lartë Gjyqësor, znj. Naureda Llagami, po merr pjesë në takimin rajonal që po zhvillohet në Sarajevë, në datat 12-13 qershor
Me ftesë të Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Prokurorial të Bosnje-Hercegovinës, Kryetarja e Këshillit të Lartë Gjyqësor, znj. Naureda Llagami, po merr pjesë në takimin rajonal që po zhvillohet në Sarajevë, në datat 12-13 qershor.
Fokusi i këtij takimi është “Bashkëpunimi rajonal mbi çështjet e teknologjisë së informacionit (TIK) në gjyqësor” si një përpjekje për të nxitur të gjitha vendet e rajonit të shkëmbejnë eksperienca midis tyre në funksion të digjitalizimit të procedurave gjyqësore.
Ndërtimi i sistemeve të menaxhimit të çështjeve si dhe aplikimi i inteligjencës artificiale janë disa nga sfidat e përbashkëta mbi të cilat pjesëmarrësit diskutuan gjerësisht, në prani edhe të ish presidentit të CEPEJ, z. Georg Stawa.