Skip to content Skip to main navigation Skip to footer

Njoftim për shtyp, datë 11 Maj 2023

Sot, në datë 11.05.2023, Këshilli i Lartë Gjyqësor zhvilloi Mbledhjen Plenare të radhës, në të cilën shqyrtoi çështjet si më poshtë:

Këshilli zhvilloi seancën dëgjimore për shqyrtimin e kërkesës së Inspektorit të Lartë të Drejtësisë për fillimin e procedimit disiplinor ndaj magjistratëve, z. {…} dhe z. {…}, me funksion gjyqtarë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor {…} dhe në përfundim të saj vendosi pezullimin e procedimit disiplinor të filluar ndaj magjistratëve, deri në marrjen e formës së prerë të vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

Më tej, Këshilli miratoi vendimin për dërgimin e emrave të kandidatëve të cilët kanë aplikuar për t’u komanduar në pozicionin ndihmësmagjistrat në Gjykatën e Lartë.

Gjithashtu, Këshilli miratoi vendimin për vlerësimin etik dhe profesional të gjyqtares znj. {…}, me qëllim gradimi për periudhën e vlerësimit 2013-2016 gjatë ushtrimit të detyrës së inspektores pranë Inspektoratit të Ish-Këshillit të Lartë të Drejtësisë.

Në vijim, Këshilli vendosi për renditjen e kandidatëve në procedurën e ngritjes në detyrën e gjyqtarit të Gjykatës Administrative të Apelit, për pozicionin e lirë, të shpallur me vendimin nr. 290, datë 06.07.2021 të Këshillit të Lartë Gjyqësor.

Në përfundim të mbledhjes Këshilli miratoi vendimin mbi rishpërndarjen (transferimin) e fondeve buxhetore në programin 03310, për vitin buxhetor 2023.

Back to top